• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Propozimi nga KLGJ/ Riorganizim tërësor i hartës gjyqësore, të mbeten 15 gjykata nga 34 që janë: Vetëm një gjykatë Apeli!

by
08/06/2021 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLGJ propozon riorganizim të gjykatave në Shqipëri, nga 34 gjykata të mbeten vetëm 15! Vetëm një gjykatë Apeli.

Në një përgjigje për Report Tv, pas kërkesës për informacion, KLGJ bën me dije se propozon që nga 22 Gjykata Rrethesh, 6 Administrative dhe 6 Gjykata Apeli që janë aktualisht të  mbeten 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm, 2 Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli

Përgjigja e plotë

Përshëndetje Z. Rusta,

Me porosi te Kryetares se KLGj-se, Znj. Llagami lutemi te gjeni informacionin e kerkuar ne lidhje me harten e re gjyqesore, sikurse eshte deklaruar edhe ne Rapotin mbi gjendjen e sistemit gjyqesor dhe veprimtarise se Keshillit te Larte Gjyqesor per vitin 2020.

Këshilli, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka hartuar një projekt për Hartën e re Gjyqësore e cila është produkt i një procesi të gjatë dhe intensiv konsultimesh mes një sërë aktorësh, përfshirë këtu Ministrinë e Drejtësisë, ekspertët e sistemit gjyqësor dhe grupet e interesit. Sipas kritereve dhe metodologjisë së dakordësuar nga grupi ndërinstitucional i punës, Këshilli ka propozuar: që nga 22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm, 6 gjykatat administrative të shkallës së parë dhe 6 gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe 2 gjykata administrative në shkallë të parë, dhe 1 gjykatë apeli.

Raporti i finalizuar për hartën gjyqësore është një punë shumë voluminoze, përpilimi i të cilit ka kërkuar hulumtim dhe një punë teknike të specializuar, të cilën Këshilli e ka kryer me shumë impenjim dhe përgjegjësi, si institucioni kompetent për administrimin e sistemit gjyqësorë në Republikën e Shqipërisë, duke u bazuar gjithmonë në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të efiçencës. Në momentin kur ligji kërkon një bashkërendim të punës për hartën gjyqësore me Ministrinë e Drejtësisë, gjë të cilën Këshilli e ka zbatuar në përpikëri, është kërkuar i njëjti vlerësim edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Kjo pasi harta e re gjyqësore është çelësi dhe një proces shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmërinë, për të zhbllokuar kështu situatën aktuale në të cilën ndodhen gjykatat e të gjitha shkallëve në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kuptim, Harta e re Gjyqësore do t’i shërbejë optimizimit të burimeve njerëzore dhe financiare, rritjes së efeciencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve, si dhe minimizimit të kostove dhe pasojave të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, nga bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë evidentohet se kjo e fundit nuk ka pasur të njëjtën qasje sikurse Këshilli, duke shkaktuar zvarritje të procesit. Zvarritje kjo e cila ka pasur një ndikim negativ për sistemin gjyqësor.

Aktualisht, produkti konkret nga grupi i punës, i cili propozon konfigurimin e ri gjeografik të gjykatave, i është vënë në dispozicion zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, si palë bashkë-propozuese, në datë 29.9.2020. Duke Ju falënderuar,  gjithë të mirat! (shqiptarja.com)

/b.h

Next Post
Heiko Mass: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

"E ardhmja e rajonit në BE"/ Maas flet në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit: Kemi nevojë të vazhdojmë procesin e integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

January 26, 2026
Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In