• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë: Të hapen gjykatat duke respektuar rregullat për parandalimin e COVID-19

by Ardit Rada
26/05/2020 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë me anë të një akti normative, propozon që të nisin gjyqet në vend, me rregullat e Covid-19.

MD shprehet se gjyqet duhet të zhvillohen, duke iu përmbajtur të gjitha rregullave ndaj koronavirusit dhe se duhet të jetë gjykata për të vendosur hapjen e dyerve me publikun.

Propozimet e Ministrisë së Drejtësisë:

KËSHILLI I MINISTRAVE

AKT NORMATIV

Nr.______, datë____.____.2020

“PËR DISA NDRYSHIME NË AKTIN NORMATIV NR. 9, DATË 25.3.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË GJYQËSORE, GJATË KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 30/2020, SI DHE SHFUQIZIMIN E AKTIT NORMATIV NR. 13,  DATË 2.4.2020, “PЁR MARRJEN E MASAVE TЁ VEÇANTA NЁ FUSHЁN E VEPRIMTARISЁ SЁ SHЁRBIMIT PЁRMBARIMOR GJYQЁSOR, NDЁRMJETЁSIMIT DHE ADMINISTRIMIT TЁ PROCEDURAVE TЁ FALIMENTIMIT GJATЁ KOHЁZGJATJES SЁ GJENDJES SЁ EPIDEMISЁ SЁ SHKAKTUAR NGA COVID-19”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 34/2020”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

  1. Neni 3, pika 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
  2. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 gjykatat zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masa organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore sipas rregullave që miratohen në përputhje me parashikimet e nenit 3, pika 4 të këtij akti normativ.
  3. Neni 3, pika 2 shfuqizohet.
  4. Neni 3, pika 3, shfuqizohet.
  5. Në nenin 3, pika 4, shkronja “ç” fjalia “për çështjet e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, në zbatim të pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të nenit 173, të Kodit të Procedurës Civile, ose të nenit 340, të Kodit të Procedurës Penale” shfuqizohet.

Neni 2

Neni 4 ndryshohet si më poshtë vijon:

Neni 4

Pjesëmarrja në distancë në seanca gjyqësore

  1. Gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas marrjes së mendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Minsitrit të Drejtësisë, cakton listën e programeve kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim.
  2. Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë në çdo rast shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët. Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët.
  3. Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresor si dhe çdo akt tjetër procedural i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe dërgohen, brenda të njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet të ruhet nga palët deri në marrjen e vendimit formë të prerë. Në rast se pala nuk i dërgon aktet, sipas kësaj pike, konsiderohet që ato nuk janë paraqitur.

Neni 3

Aktet nënligjore

Këshillat dhe organet  e administrimit gjyqësor të çdo gjykate, miratojnë masa organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 3, të aktit normativ nr. 9 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, miratuar me ligjin nr. 30/2020, jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Neni 4

Dispozitë tranzitore

Afatet që kishin filluar të ecin por u pezulluan sipas nenit 3, pika 2, të aktit normativ nr. 9 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19”, fillojnë nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ për pjesën e paplotësuar të afatit. Afatet që duhet të fillonin gjatë periudhës së pezullimit, fillojnë nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ.

Neni 5

Shfuqizime

Aktit normativ nr. 13,  datë 2.4.2020, “Pёr marrjen e masave tё veçanta nё fushёn e veprimtarisё sё shёrbimit pёrmbarimor gjyqёsor, ndёrmjetёsimit dhe administrimit tё procedurave tё falimentimit gjatё kohёzgjatjes sё gjendjes sё epidemisё sё shkaktuar nga covid-19”, miratuar me ligjin nr. 34/2020”, shfuqizohet.

Neni 5

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Next Post
Prostitucion dhe grup i strukturuar kriminal/ OFL “zbarkon” në Shkodër, i kërkon burimet e pasurisë bandës së Bajrave

Prostitucion dhe grup i strukturuar kriminal/ OFL "zbarkon" në Shkodër, i kërkon burimet e pasurisë bandës së Bajrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Fundjava sjell uljen e temperaturave, kthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat! Ja si parashikohet moti

September 11, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Sulm masiv kibernetik në Berlin, 1.4 milionë të dhëna përfundojnë në ‘Darknet’!

September 11, 2026
Burg për 86-vjeçarin/ Përdori për 58 vite me radhë identitetin e vëllait të vdekur dhe mashtroi sistemin e sigurimeve shoqërore

Ngërçi me pagat në drejtësi, Gjykata urdhëron Thesarin të procesojë listëpagesat e GJKKO-së: Nëse nuk ekzekutohen…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com