Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia është gati të presë palët nëse Beogradi do të shihet si një opsion i mundshëm për negociata mes Moskës dhe Kievit.
Në një emision televiziv sonte në mbrëmje, Vuçiç iu referua deklaratës së ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov i cili tha sot se Beogradi do të ishte një vend i mirë për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Në Beograd askush nuk e dinte ku ishte dhe si ishte. Të gjithë ishin të kënaqur”, tha ai dhe shpjegoi se ky është një informacion që nuk duhet të rrjedhë kurrë.
Vuçiç u shpreh se Serbia dëshiron që paqja të vendoset sa më shpejt.
“Ky do të ishte lajmi më i mirë në botë. Ne nuk ndërhyjmë për asgjë. Nëse dikush mendon se Beogradi është vendi i duhur ne jemi të gatshëm të presin miqtë rusë dhe ukrainas për negociata”, deklaroi ai./m.j











