• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi, dekriminalizimi te shtrihet edhe te partitë

by A R
10/03/2018 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar dje një seancë dëgjimore me tri shoqata që monitorojnë procesin elektoral në Shqipëri.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, kërkoi dje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që të marrë në konsideratë të korrigjojë dhe ligjin e dekriminalizimit që, sipas tij, jep impakt direkt në fushatën elektorale. Sipas Krasniqit, ligjvënësit duhet të detyrojnë me ligj që individët që i kap dekriminalizimi, të largohen nga partitë politike.

“Ne kemi bërë dhe një studim për dekriminalizimin dhe kemi parë shumë elementë, të cilët do të duhet të kenë ndërhyrje sepse procesi që duhet të kishte rezultate maksimaliste, ka përfunduar në rezultate mininaliste. Pra, deri atje, sa dhe ata individë që u larguan nga dekriminalizimi ose rikonkurruan në zgjedhje ose janë edhe në poste të caktuara politike. Një nga elementët që ka ndikim edhe në zgjedhje, është fakti që të gjithë individët që largohen nga Parlamenti apo nga institucionet publike dhe politike për shkak të dekriminalizimin, do të duhen me ligj që të detyrohen të largohen nga strukturat e partive politike”, tha dje Krasniqi.

Sipas ekspertit, personat që u larguan nga Parlamenti, janë emëruar shefa të shtabeve elektorale dhe kanë më shumë pushtet seç kishin kur ishin deputetë.

“Një nga elementët që ka ndikim dhe në zgjedhje, është fakti që të gjithë individët që largohen, qoftë nga Parlamenti, qoftë nga institucionet publike dhe publike për shkak të dekriminalizimit, do duhen me ligj që detyrohen të largohen nga strukturat e partive politike. Çfarë kuptimi ka ta largojmë nga Parlamenti dhe ta caktojmë shef elektoral në një qytet të caktuar? Kur pushteti i tij si shef elektoral është shumë më i madh sesa pushteti i deputetit në Parlament. Nga 5 të larguar, 4 prej tyre drejtojnë fushatat elektorale”, tha dje eksperti zgjedhor.

KOMISIONERËT

Një tjetër propozim erdhi nga Evis Fico, përfaqësuese e Akademisë së Studimeve Politike, e cila kërkoi ngritjen e një qendre për trajnimin e komisionerëve zgjedhorë. “Rekomandimi ynë është ngritja e një qendre trajnimi për të gjithë komisionerët, të cilët do të monitorojnë proceset zgjedhore. Kjo qendër trajnimi e propozuar si rekomandim nga Akademia e Studimeve Politike, duhet të ngrihet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe përpara se komisionerët të ndjekin procesin zgjedhor, të bëjnë të mundur trajnimin me profesionalizëm të gjithë komisionerëve dhe stafin që do të ndjekin nga afër zgjedhjet. Ne mendojmë të bëhet një rregullim ligjor për të kryer certifikimin nga kjo qendër, pikërisht për komisionerët kryesorë në zgjedhje”, tha Fico./Panorama/a.m.

Next Post
Trump flet për takimin me Kim Jong: Po përgatisim marrëveshje

Trump flet për takimin me Kim Jong: Po përgatisim marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Amerikanët ikin përfundimisht nga Iraku, ekspertët: Fitore për Iranin dhe aleatët, ISIS mund të fuqizohet

September 29, 2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com