Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka informuar sot në mbledhjen e Asamblesë së PS se do të ketë disa ndryshime në strukturën e sekretariatit të socialistëve. Sipas tij, jo i gjithë grupi i sekretariatit ka punuar me efikasitetin e plotë.
“Sekretariatit t’i jepet një mundësi e dytë. Propozojmë dy detyra të reja: Sekretariati për Marrëdhëniet Ndërkombëtare t’ia besojmë Teuta Voda, ndersa Bledi Çuçi Sekretar për çështje zgjedhore. Blerina Gjylameti, do të vazhdojë detyrën për Sekretare elektorale. Gramoz Ruçi bëhet anëtar i kryesisë së partisë”, deklaroi Balla.
ma.ma/javanews.al