• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat në qershor/ Bushati: Opozita e re dhe e vjetër të mos bëhen barrikadë!

by Java News
06/01/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati ka bërë një rezyme të punës në 100 ditët e para të qeverisë ‘Rama 2’. Ai theksoi se Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet bllokadë.

“Kryeprioriteti i Shqipërisë është hapja e negociatave. Brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi bashkë me qeverinë kaluan një proces të vështirë për konstituimin e institucioneve të Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundësinë e dialogut me opozitën, shpresojmë që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformën në drejtësi.

Pika e dytë ka të bëjë me axhendën diplomatike të Shqipërisë, gjatë 100 ditëve ka qenë e ngarkuar, por do të jetë edhe më intensive. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma. Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet.

Në prill në presim që KE të hapë bisedimet për anëtarësim, që pritet të konkretizohet në samitin e Sofjes dhe samitin e BE në qershor të këtij viti. Negociatat nuk i hap Rama, opozita të bashkëpunojë dhe të mos bëhet barrikadë. Shpresoj që opozita të dalë nga kjo gjendje për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë dhe një kryeministri, por të Shqipërisë” deklaroi ai.

Bushati ka folur edhe për negociatat me Greqinë për dosjet e vjetra. “Proces i vështirë por jemi të vendosur ta trajtojmë në mënyrë strategjike, bazuar në frymën dhe të drejtën evropiane dhe për të ndërtuar marrëdhënie me Greqinë të cilat do çlirojnë energji pozitive” tha Bushati.

 

Next Post
Mourinho e quan “Një palaço në bankinë”, Conte i kundërpërgjigjet

Mourinho e quan “Një palaço në bankinë”, Conte i kundërpërgjigjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com