• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Propozimet e LSI për projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2016

by A R
29/12/2015 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë një muaji, Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Bashkisë së Tiranës zhvilloi një sërë konsultimesh me grupe interesi, administratorë të njësive vendore dhe qytetarë lidhur me projektbuxhetin 2016.

Paketa e propozimeve të grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Buxhetin e vitit 2016 është miratuar edhe në Komisionin e Ekonomisë së Këshillit Bashkiak.

Ditën e mërkurë, paketa e propozimeve të grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Buxhetin e vitit 2016 do të diskutohet në Mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Tiranës.

 

Paketë propozimesh të grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Buxhetin e vitit 2016

Nga qëllimi i përbashkët që ky buxhet të jetë sa më pranë këtyre interesave grupi i këshilltarëve të LSI paraqet problematikat më emergjente që u trajtuan në dëgjesat e zhvilluara.

  1. a) Nga takimi me organizatat e shoqërisë civile rinore u vlerësuan si  :
  2. Shtimi i qendrave rinore duke filluar nga njësitë periferike drejt qendrës, konkretisht ne njësitë administrative Farkë, Krrabë, njësitë administrative nr. 2, 5 dhe 6. Në pamundësi të nënshkrimit të marrëveshjes me agjencitë imobilare sugjerojmë që të vihen në dispozicion, shkollat të cilat mund të zgjerohen edhe përtej projektit ekzistues. Bashkia ka detyrimin ta kthejë Qendrën Rinore TEN në një qendër funksionale.
  3. Nxitja e formimit profesional në veçanti për zonat rurale me anë të bursave, si dhe mbështetje e iniciativave rinore në kuadrin e sipërmarrjes. Sugjerojmë vazhdimin e nismës për promovimin e idesë më të mirë në kuadër të sipërmarrjes rinore dhe parashikimin e një fondi të caktuar për këtë nisëm.
  4. Për studentët, Bashkia duhet të angazhohet në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga ligji arsimit të lartë për kartën e studentit.
  5. Bashkia duhet të organizojë një turne sportiv midis njësive administrative në disa lloje sportesh si futboll, basketboll, volejboll.

 

Nga takimi me shoqatat dhe organizatat e grave sipërmarrëse dhe të shoqërisë civile veçuam si më emergjente këto problematika:

  1. Organizimi i trajnimeve për gratë që duan të futen në tregun e punës me kurse profesionale, orientimi I tyre se si të marrin kredi, si krijojnë një biznes të sukseshëm etj.
  2. Zhvillimi i panirëve të ndryshëm për të forcuar network-un ndërmjet grave biznesmene dhe grave të tjera.
  3. Vënia në funksion e zyrës brenda bashkisë që do të ofrojë konsulencë falas nga ana juridike, ekonomike etj për ti ardhur në ndihmë grave.
  4. Transparencë në implementimin e buxhetimit gjinorë nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të shoqatave të grave.

 

Në takimin me administratorët, koordinatorët e LSI dhe qytetarët u ngritën këto problematika:

  1. Njësia administrative nr.1
  2. Rikonstruksioni i Urës së Shkozës është një problem
  3. Njësia administrative nr.2
  4. Ndërtimi i një gjimnazi të ri ose zgjerimi I një shkolle 9-vjeçare që mund të jetë shkolla “Hoxha Tahsim” ose shkolla “Mihal Grameno”.
  5. Ndërtimi i një filiali të Qendrës Shëndetësore tek zona “Depo e Ujit” duke marrë në konsideratë mbipopullimin e kësaj zone.
  6. Krijimi i një tregu Fruta- Perime tek Bulevardi “Petro Nini Luarasi”.
  7. Njësia administrative nr.3
  8. Sistemimi i tregut ushqimor tek Rr.”Xhanfize Keko”.
  9. Rregullimi i një ure që lidh njësinë 1 me njësinë 3 tek Rr.
  10. Njësia administrative nr.5
  11. Rikonstruksioni i urës së këmbësorëve tek “Ish-Ekspozita”.
  12. Njësia administrative nr.6
  13. Ndërtimi i një kompleksi cerdhe-kopësht-shkollë në zonën që lidh njësinë administrative nr. 6 me zonën e Kasharit.
  14. Hapja e një zyre vendore për tërheqjen e certifikatave.
  15. Njësia administrative nr.7
  16. Sistemimi i hyrjes në shkollën “Sabahudin Gabrani”2.
  17. Rruga që lidh Rr. “Gjergj Fishta” me Rr. “Bajram Curri” ka nevojë për ndriçim.
  18. Njësia administrative nr.8
  19. Rruga që lidh rrugën “Besa” me rrugën “5 Maji” e cila ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme pasi është e pamundur që njerëzit të lëvizin në këtë rrugë, aq më tepër njerëzit me aftësi të kufizuara.
  20. Ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.
  21. Ndërtimi i një filiali të Qendrës Shëndetësore në zonën informale.
  22. Njësia administrative nr.9
  23. Ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.
  24. Rregullimi i ndriçimit në zonën informale.
  25. Pastrimi dhe sistemimi i kanaleve të ujrave të zeza, bllokimi I të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme në rrugën “Don Bosko”.
  26. Njësia administrative nr.10
  27. Sistemi i tregut çam dhe kthimi i tij në një pedonale duke ndaluar qarkullimin e makinave.
  28. Krijimi i një hapësire të gjelbër pas gjimnazit “Qemal Stafa”.
  29. Njësia administrative nr.11
  30. Krijimi i disa filialeve të qendrave shëndetësore pasi tri qendrat ekzistuese nuk arrijnë të përmbushin kërkesat e qytetarëve.
  31. Ndërtimi i një kopshti në zonën e Bregut të Lumit.
  32. Njësia administrative Farkë
  33. Vendosja e tubacioneve tek Ujësjellësi i zonës Mjull- Bathore.
  34. Ndërtimi i një Qendre Shëndetësore.
  35. Rikonstruktimi i rrugës “Agallarët”.
  36. Njësia administrative Bërzhitë
  37. Ndërtimi i Ujësjellsit të Bërzhitës.
  38. Rikonstruksioni i rrugës Mihajas- Luge Shalqizë.
  39. Rikonstruksioni i urës së fshatit Ibë e Poshtme.
  40. Njësia administrative Krrabë
  41. Asfaltimi i rrugës Lapidar- Qytezë Krrabë.
  42. Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare pasi është në gjendje të mjerueshme dhe Brenda saj një ambient mund të përdoret për kopsht.
  43. Njësia administrative Baldushk
  44. Krijimi i një pike grumbullimi të prodhimeve rurale
  45. Krijimi i një baxhoje
  46. Destinimi i një kopshti Brenda ambienteve të shkollës së fshatit “Mustafakoç”.
  47. Njësia administrative Petrelë
  48. Rikonstruksioni emergjent i urës në fshatin Qeha.
  49. Rikonstruksioni i rrugës Dajias- Gurrë e Madhe.

Një problematikë për të gjitha ish komunat është vendosja e shërbimit urban si dhe përcaktimi i tarifave mbi bazën e kilometrave.

Në ish komunat që nuk ka çerdhe duhet marrë në konsideratë ndërtimi i tyre si ambiente të lidhura me kopshtet dhe shkollat.

Next Post

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert dënohet me burg për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In