• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimet e EURALIUS- OPDAT: Kuvendi larg Byrosë dhe SPAK, formula 3/5, e aplikueshme

by Java News
26/04/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EURALIUS DHE OPDAT i janë drejtuar komisionit të reformës në drejtësi me një draft me propozime, ku mbështetin strukturën e re të sistemit të drejtësisë. Dy institucionet e huaja refuzojnë heqjen e ndonjërës prej strukturave të reja, ashtu siç propozon opozita, kur fjala vjen për Këshillin e Emërimeve.

“Në një sistem balancash e kontrollesh që shfaq problemet e Shqipërisë, të gjithë institucionet e reja që propozohen janë të nevojshme”, thuhet në draftin e siguruar nga Report Tv.

Sistemi i ri i propozuar për drejtësinë redukton ndikimin politik mbi gjyqësorin vlerëson EURALIUS dhe OPDAT.

“(Sistemi) redukton rolin dhe fuqitë e legjislativit, të Presidentit të Republikës dhe të Ministrit të Drejtësisë. Brenda vetë gjyqësorit një sërë institucionesh ndajnë mes tyre pushtetin dhe kontrollojnë njëri tjetrin. Parlamentit nuk duhet t’i jepen pushtete të tjera shtesë”, vijon raporti.

Ndërkombëtarët propozojnë gjithashtu që Kuvendi duhet të qëndrojë larg ndikimit tek Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që do të përfshihet në këtë strukturë.

“Struktura e Prokurorisë së Posaçme heton në mënyrë të pavarur zyrtarët e nivelit të lartë përfshi anëtarët e Kuvendit. Personat, të cilët mund të jenë subjekte të hetimit, nuk duhet të kenë më mundësi të ndërhyjnë për askënd, drejtuesi i këtyre strukturave propozohet të emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me shumicë të thjeshtë, por të largohet me shumicë të cilësuar”.

Përsa i përket debatit për 3/5 ose 2/3 e votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të sistemit të drejtësisë, EURALIUS dhe OPDAT shprehen: “Shumica prej 3/5 është e pranueshme edhe në qoftë se qeveria e ka këtë kuorum. Komisioni i Venecias nuk gjeti ndonjë argument parimor lidhur me shumicën prej 2/3. Megjithatë, një parim plotësues i Komisionit të Venecias është që shumicat nuk mund të përdoren për të pakësuar rolin e opozitës, në mënyrë që ajo të ketë mundësi thelbësore për të ndikuar në marrjen e vendimeve”, thuhet në raport ku disa herë saktësohet se i takon politikës për të vendosur mbi çështjet pikante të kësaj reforme.

Reformat,  theksohet më tej në draftin e ndërkombëtarëve nuk duhet të kufizohet vetëm tek SPAK, BKI dhe Vetting

“Shumica prej 3/5 është e pranueshme edhe në qoftë se qeveria e ka këtë kuorum. Komisioni i Venecias nuk gjeti ndonjë argument parimor lidhur me shumicën prej 2/3

Edhe një shumicë prej 50 % – siç aplikohet në zgjedhjen e Presidentit të Republikës sipas kushtetutës në fuqi – është e përshtatshme”-thuhet në Raport

Ndërkombëtarët japin propozimin e tyre edhe për kompetencat e ministrisë së Drejtësisë:

“Një variant mund të jetë që Ministri i Drejtësisë të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për strukturat e teknologjisë së informacionit për gjykatat (dhe për Prokurorinë). Parashikimi ose jo i ndonjë roli shtesë për Ministrin e Drejtësisë është një vendim politik. Një kompetencë tipike mund të jetë mbledhja e kërkesave buxhetore nga institucione të ndryshme dhe paraqitja e mbrojtja e tyre në qeveri. (Neni 158 ose Neni 159)”.

  1. Pyetjes se Kush i heton shkeljet disiplinore të Inspektorit të Lartë, ndërkombëtarët i përgjigjen.

“Një strukturë të cilës mund t’i besohet hetimi i Inspektorit të Lartë mund të jetë një komision hetimor parlamentar. Megjithatë, ky komision mundet të bëjë vetëm hetimin dhe gjetjet t’ia paraqesë Tribunalit”.

  1. A është e këshillueshme që Inspektori i Lartë të shkarkohet nga Parlamenti?

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të emërohet nga Parlamenti por vendimi për ta shkarkuar atë nuk duhet të jetë politik. Prandaj ky vendim nuk mund të merret nga pushteti legjislativ apo ekzekutiv”.

Në fakt, shkarkimi i një funksionari të sistemit të drejtësisë si Inspektori është një masë disiplinore që mund të vendoset nga një organ gjyqësor.

Propozohet që hetimi i shkeljeve të mundshme disiplinore të Inspektorit të bëhet nga një komision hetimor parlamentar dhe gjetjet e tij t’i dërgohen Tribunalit Disiplinor i cili merr vendimin përfundimtar.

Next Post

KLSH: Rekomanduam 1590 masa disiplinore, por institucionet i shpërfillin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In