• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Propozim “live” për martesë në Këngën Magjike

by A R
06/12/2015 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmja e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” ka sjellë një surprizë të jashtëzakonshme për Marsidën, një vajzë e re nga Pogradeci, e cila propozimin për martesë nga i dashuri i saj e ka marrë live në skenën e festivalit. Rubrika “Një mesazh për ty” nga e “E diela shqiptare”, mbrëmë u zhvendos në Pallatin e Kongreseve, duke emocionuar publikun në sallë, por edhe atë nga shtëpia.

Luli, një djalosh nga Puka, i kishte përgatitur një surprizë së dashurës së tij, Marsit, e cila u bë pjesë e “një kurthi” të ngritur nga organizatorët e KM.

Marsida, e pranishme në KM me të motrën e Lulit, për një moment ka dalë jashtë sallës së festivalit, me justifikimin se kjo e fundit nuk ndihej mirë. Ky ka qenë momenti kur Arditi ka shfrytëzuar rastin për të pyetur Lulin për njohjen e dy të rinjve. Marsida, siç tha ai, i kishte pëlqyer qysh herën e parë që e kishte parë në lokalin ku ishte menaxher. Kishte bërë shumë sakrifica dhe rrugë të gjatë derisa ia kishte arritur qëllimit. Fillimisht, tregoi ai, familja e vajzës nuk ishin dakord për këtë lidhje, por vendosmëria e dy të rinjve i kishte kaluar të gjitha barrierat.

Pas kësaj, Arditi kërkon që Marsida të ngjitet në skenë. E habitur, ajo vjen në skenë, por pas saj është edhe koreografja e trupës së baletit të Këngës Magjike. Edhe pse Arditi e sajoi si një “ngatërresë”, i tha Marsidës të qëndronte aty duke i bërë edhe disa pyetje, duke përfshirë edhe “Si e ke imagjinuar propozimin për martesë?” Në atë kohë, në skenë shfaqet Luli, i cili i propozon Marsit duke u ulur në gjunjë: “A do të martohesh me mua?” Pas kësaj surprize, e cila e ka mallëngjyer dhe e ka lënë pa fjalë, Marsida nuk kishte zgjidhje tjetër: “Jam shumë e lumtur. Po, pranoj!’,- tha ajo.

Next Post

Sherri tek "Kënga Magjike" / Stine godet në kokë Flori Mumajesin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com