• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pronat/ Agjencia zbardh vlerat e kompensimit për pronarët për vitet ’93-’94

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të publikojë sot të gjitha vendimet që janë ndërmarrë për periudhën 1993 dhe 1994. Për këto dosje ka përfunduar vlerësimi ekonomik i pronës, pra, është përcaktuar masa e përfitimit për secilën familje, dhe është gati që të nisë ndarja e kompensimit. Sipas njoftimit të ATP-së, regjistri me të dhënat për secilin vendim do të bëhet publik dhe menjëherë pas botimit të tij, pronarët që do të kenë emrin në listë, duhet të paraqiten pranë ATP-së për të plotësuar formularin e aplikimit. “Bazuar në vendimet e kompensimit të formës së prerë, të cilat kanë parashikuar detyrimin e shtetit shqiptar për të kompensuar pronarët dhe bazuar në kategorinë e tokës në momentin e shpronësimit, shumëzuar me një vlerë të çmimit të truallit, tokës bujqësore, pyllit apo kullotës sot (viti 2016), agjencia do të nxjerrë për herë të parë vlerësimin ekonomik të këtyre vendimeve, duke ruajtur dhe në këtë rast, parimin e rendit kronologjik të vendimmarrjes më të vjetër”, citon ATPja për vendimmarrjet e para.

Nga skema nuk do të përjashtohen edhe pronarët e kompensuar pjesërisht deri tani. Për 860 vendime, të cilat kanë përfituar një kompensim nga ana e shtetit shqiptar, përgjatë 23 viteve të procesit, Agjencia do të llogarisë kompensimin që ata kanë marrë deri më sot, dhe diferenca e mbetur do të llogaritet për t’u ndarë me ligjin e ri për trajtimin e pronës. Në 23 maj, në Agjencinë e Trajtimit të Pronave u mbyll për herë të parë procesi për njohjen e pronësisë, ndërsa pranë sporteleve të kësaj Agjencie u dorëzuan me mijëra formularë. Sipas institucionit, numri i kërkesave të reja arriti në 4000, ku ajo që ra në sy ishte dyndja e madhe e pretenduesve të pronave pikërisht javën e fundit të pranimeve. Sipas ligjit të ri, pronarëve u jepet e drejta të zgjedhin për t’u trajtuar me një nga 3 skemat e kompensimit.

Kompensimi financiar

Për këtë vit janë vënë në dispozicion 24 milionë dollarë. Në tabelën përbri janë të listuara dokumentet që duhet të dorëzohen së bashku me formularin, i cili do të vendoset në dispozicion nga Agjencia e Pronave. Ata që do të zgjedhin të kompensohen financiarisht, do të kenë mundësi të marrin të plotë pagesën dhe jo me këste sikundër është vepruar deri më tani. Për sa i takon afatit të aplikimeve, ai nuk do të jetë i limituar në kohë. Qytetarët mund të paraqiten në çdo moment për të dorëzuar dokumentet.

Kthimi fizik

Përkundrejt kompensimit në të holla, skema e kompensimit fizik do të ketë përparësi. Agjencia e Pronës posedon 23 mijë hektarë tokë bujqësore, për të cilat ka përfunduar më herët edhe vlerësimi financiar. Sipas Agjencisë, për kompensimin fizik janë përcaktuar dy kritere.. Kriteri i parë është rendi kronologjik i vendimeve, që do të thotë se, sikurse kompensimi financiar, edhe ky kompensim do të fillojë me vendimet më të vjetra në kohë. Kriteri i dytë lidhet me vendndodhjen e pronës që do të përfitojnë si kompensim fizik. Pra, pronari do të kompensohet me një pronë nga fondi fizik, e cila gjeografikisht është më afër me pronën që i është njohur për kompensim. Në lidhje me dokumentet që duhet të depozitohen, ato nuk ndryshojnë, por mbeten të njëjta, si në rastin e kompensimit financiar, ndryshon vetëm formulari i aplikimit, i cili është specifik për secilin rast.

Ankandi

Një tjetër alternativë kompensimi për pronarët është edhe ankandi, i cili do të zbatohet vetëm nëse pronari paraqet interes pasi vëren se toka e hedhur në ankand plotëson interesin e tij. Kjo formë kompensimi është e hapur për të gjitha kategoritë e tokës të vendosura për kompensim dhe pjesëmarrja në këtë procedurë shmang kriterin e rendit kronologjik të vendimmarrjes më të vjetër. Përmes kësaj procedure një pronar me vendim kompensimi, për shembull, të vitit 2008, mund të përshpejtojë në kohë kompensimin fizik të këtij vendimi pavarësisht datës së vendimit që pret të ekzekutohet.

Vendimet e pjesshme

Për 860 vendime, të cilat kanë përfituar një kompensim gjatë këtyre viteve, Agjencia do të llogarisë kompensimin që ata kanë marrë deri më sot, dhe diferenca e mbetur do të llogaritet për t’u ndarë me ligjin e ri për trajtimin e pronës.

Vendimet e plota

Pas 23 vitesh, që nga nisja e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, janë më pak se 900 pronarë të cilët janë kompensuar sipas vendimeve të Gjykatës, ndërsa aplikantët që presin një vendim arrijnë në 26 mijë.

Vlerësimi ekonomik i vendimeve për kompensim ka filluar me hyrjen e ligjit në fuqi dhe përfundon në një afat 3-vjeçar. Ndërsa vendimmarrja apo procesi i shqyrtimit të njohjes së pronësisë dhe i vendimmarrjes përkatëse për trajtimin e kërkesave të patrajtuara deri tani për njohje pronësie zgjatet edhe ky brenda një afati 3-vjeçar.

Shpërndarja e fondit të kompensimit, i cili përbëhet nga fondi financiar dhe i tokës, realizohet në krye të 10 viteve të ardhshme, pra nga sot e 10 vitet në vijim fillon shpërndarja e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e të gjitha vendimeve të deritanishme të dhëna për kompensim ndaj pronarëve.

50 milionë  lekë është kufiri i caktuar nga ligji për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Rrjetet sociale, “fushëbeteja” e Ramës e Nishanit për parkun e lodrave (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

December 28, 2025
Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com