• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pronat, Rama: Luftë jo vetëm kundër grabitësve, por edhe gjykatësve

by Java News
29/08/2015 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mbi çështjen e pronave nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Prokuroria e Përgjithshme, nga Avokatia e Shtetit dhe nga Policia e Shtetit.

Kreu i qeverisë theksoi se, “ky është një moment me shumë rëndësi në një proces që qeveria e ka renditur si proritet që me marrjen e detyës”.

Sipas kryeministrit Rama, në çështjen e pronave, “nga njëra anë është vënia në kontroll e situatës së trashëguar tërësisht kaotike dhe korruptive dhe nga ana tjetër përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit për këtë proces përmes krijimit të një Task–Force, e cila për një periudhë të konsiderueshme kohore ka marrë në shqyrtim gjendjen në qarkun e Vlorës si më problematiku në Shqiperi sa i përket situatës me pronën”.

Pas këtij pocesi, tha Rama, “jemi këtu për të çelur një fazë të re të kësaj marrëveshjeje ndërinstitucionale. Një fazë që garanton hedhjen në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës”.

“Prokurori tha se ky është një proces i zvarritur në vite dhe për këtë shumë i dëmshëm për vetë procesin e integrimt të vendit në BE. Do të thoja se ky proces, përveç se mbetet një detyrim madhor i Shqipërisë për të qenë shtet i së drejtës, është një prioritei i yni në raportin që kemi me gjeneratat e tjera”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “asnjë projekt strategjik zhvillimi, për të pëmbushur këtë prioritet madhor që është zhvillimi ekonomik, nuk mund të na japë rezultate nëse zhvillimi ekonomik është hapësirë e shkëputur nga zhvillimi i pronës”.

“Në këto përpjekje gjatë kësaj periudhe të qeverisjes jemi njohur me fakte të tmerrshme dhe të pakontestueshme sesi janë vjedhur qindra mijëra hektarë tokë duke përdorur dokumenta të falsifikuara. Është vejdhur duke përdorur një lidhje të shkurtër mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor”, tha kryeministri Rama, duke shtuar, se”kjo ka krijuar kushtet optimale për zgjerimin dhe intensifikimin e kancerit korruptiv në organizmin tonë”.

“Ana tjetër e medaljes, tha Rama, “është çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të suksesshëm të goditjes së çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm pasuror dhe një të drejtë tërësisht të falsifikuar mbi pronën. Dhënia fund e të gjithë kësaj historie skandaloze tejzgjatjeje dhe zvarritjeje përmes procedurave ligjore ka si parakusht goditjen e produkteve të veprës kriminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se, “parashkrimi mund të shpëtojë autorët nga procesi penal, por kjo nuk mund të amnistojë produktin. Për këtë arsye marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore për një proces të kthimit të pronës tek i zoti shtet apo qytetar”.

Duke iu referuar 4 institucioneve që nënskruan marrëveshjen e sotem, Rama tha se, “këto 4 institucione kanë në dorë fatin e pronës në Shqipëri.Suksesi në këtë betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për integritetin moral dhe juridik të këtij vendi”.

“Kjo nuk është luftë vetëm kundër grabitësve, por edhe gjyktësve, të cilët janë bërë palë me grabitësit. Por kjo gjë do të ndryshojë dhe do të vendoset se kush e meriton të mbajë togën e gjykatësit dhe kush nuk e meriton togën e gjykatësit, madje meriton shumë më pak sesa qytetarët e lirë të këtij vendi”, theksoi kryeministri Rama.

Next Post

Irani e tepron, nuk lejon koncertin e pianistit izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In