• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pronat prioritet, çfarë pritet të ndodhë me agjencitë e shumta

by A R
30/08/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pronave është një nga shqetësimet kryesore që kryeministri Rama dhe deputetët e PS-së kanë marrë gjatë dëgjesave publike.

Për këtë arsye, drejtorët e ZRPP-së ishin të parët, të cilëve Rama u kërkoi publikisht të jepnin dorëheqjen, për shkak të zvarritjes që u kanë shkaktuar mijëra qytetarëve, shkruan “Panorama”.

Kryeministri, pas fitores në zgjedhje, paralajmëroi se do të ketë një ristrukturim të institucioneve që merren me çështjet e pronës, ndërkohë që ngarkoi një grup pune për rishikimin e strukturës së institucioneve dhe agjencive ekzistuese në vend.

Pas analizimit të 500 institucioneve, grupi i punës së PS propozoi që nga 141 agjenci ekzistuese, të ngelen vetëm 104 të tilla. Pjesë e agjencive dhe drejtorive që është kërkuar të shkrihen janë edhe disa prej atyre që merren me çështjen e pronave. Ish-zv.Kryeministri Niko Peleshi deklaroi se për çështjen e pronave është e nevojshme një ndërhyrje radikale.

PROBLEMATIKA

Në analizën e bërë nga grupi i punës theksohet se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një regjistër kadastral të pasurive dhe kjo, e ka bërë pasurinë e patundshme të jetë një objekt tjetërsimesh të paligjshme.

Një nga arsyet kryesore përse çështjet e pronave kanë pësuar zvarritje, sipas Peleshit dhe grupit të punës në PS, ka qenë fragmentarizmi institucional. Kështu, vihet theksi te fakti se disa procese, të cilat janë tranzitore, siç janë për shembull legalizimi apo kompensimi i pronave, të cilat duhet të zgjasnin dy deri në katër vjet, janë zgjatur 25 vjet apo procese të tjera, siç është kthimi dhe kompensimi i pronës, i cili nuk ka mbaruar ende.

PROPOZIMI

Agjencia e Titujve të Pronësisë pritet të jetë institucioni kryesor që do të merret me çështjen e pronave në Shqipëri. Përmes dy opsioneve, grupi i punës i ka paraqitur Kryeministrit mënyrën se si mund të zgjidhë ngërçin institucional për çështjen e pronës.

Opsioni i parë: Agjencia të mbledhë “nën një çati”: ALUIZNI, ATP, AIITP, AMTP, ndërkohë që në opsionin e dytë, Agjencia lë jashtë ATP. Ish-zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe grupi i punës që u caktua për rishikimin e strukturës së institucioneve dhe agjencive ekzistuese në vend, propozojnë një trajtim më integral të pronës.

Duke renditur 12 institucione që merren aktualisht me dhënien e titujve të pronësisë, grupi i punës evidenton faktin që secila prej agjencive, i lëshon këto tituj në bazë të hartave të veta. Kështu, përmes një strukture të re që pritet të krijohet, qeveria do të synojë përfundimin e një regjistri fillestar, sistematik, kombëtar të pronës së paluajtshme.

Gjithashtu, qeveria, në bazë të rekomandimeve të marra, pritet të ndërtojë një regjistër elektronik të pasurive të paluajtshme për pronat në fshat, për regjistrimin e pasurive pas vitit 1991, si dhe ndërtimin e një sistemi dixhitalizimi të pasurive të paluajtshme, përfshirë hartografinë sipas standardeve europiane.

OBJEKTIVAT E QEVERISË PËR ÇËSHTJEN E PRONAVE

 Përfundimi i regjistrimit fillestar sistematik, kombëtar për pasuritë e paluajtshme

 Krijimi i regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme

 Përfundimi i proceseve tranzitore të nivelit kombëtar:

 Legalizimi i ndërtimeve informale

 Trajtimi i pronës nëpërmjet njohjes dhe kompensimit të subjekteve

 Verifikimi i titujve të pronësisë në fshat

 Lëshimi dhe regjistrimi i akteve të marrjes së tokës në pronësi

 Kalimi i pronësisë për pasuritë e paluajtshme, të ndërtuara para 10.8.1991

 Kalimi i pronësisë së oborreve në përdorim

 Dixhitalizimi i sistemeve të pasurive të paluajtshme, përfshirë hartografinë, sipas standardeve ndërkombëtare

 Krijimi i Agjencisë së Titujve të Pronësisë

a) Opsioni 1: Agjencia mbledh nën një çati ALUIZNI, ATP, AIITP, AMTP.

b) Opsioni 2: Agjencia lë jashtë ATP

JAPIN TITUJ PRONËSIE

1. ALUIZNI (Ministria e Zhvillimit Urban)

) 2. ZRPP (Ministria e Drejtësisë)

3. ASIG (Ministria e Shtetit për Inovacionin)

4. ATP (Ministria e Drejtësisë)

5. AMTP (Ministria e Bujqësisë)

6. Administri i Pronës Shtetërore (Ministria e Ekonomisë)

7. EKB (Ministria e Zhvillimit Urban)

8. Oborret dhe shtëpitë prej ’91 (Njësitë vendore)

9. AITP (Ministria e Punëve të Brendshme)

10. Drejtoria e Pronës Publike (Ministria e Financave)/Panorama

Next Post
E frikshme Britney Spears  me fytyrë pa grim

E frikshme Britney Spears me fytyrë pa grim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokuan rrugët e Tiranë, procedohen penalisht 16 protestues, 2 në kërkim

Nura tregon pse ish-demokratët po dalin kundër protestës

June 28, 2026
Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë! Bilanc tragjik viktimash, mbi 68 mijë të zhdukur

June 28, 2026
Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!

Protesta? Në bulevard vetëm skenografia, beteja reale bëhet në rrjet!

June 28, 2026
Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

June 28, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre paradokse tragjikomike që ka prodhuar protesta

June 28, 2026
Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
Zjarri në Parkun Arkeologjik të Bylisit, Gonxhja: Autorët duhet të përballen me ligjin

Zjarri në Parkun Arkeologjik të Bylisit, Gonxhja: Autorët duhet të përballen me ligjin

June 28, 2026
Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

June 28, 2026
“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In