• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronat në bregdet/ Çfarë ka pas vendimit të qeverisë për pezullimin e të gjitha akteve të pronësisë?

by Gjergj Erebara
19/03/2018 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me pretendimin se i nevojitet të krijojë “një fond toke në mbështetje të investimeve strategjike”, qeveria shqiptare urdhëroi pezullimin e regjistrimit të të gjitha tokave të shpërndara nëpothuajse të gjithë vijën bregdetare të vendit.

Nga Gjergj Erebara

Harta shoqëruese e vendimit të qeverisë “për pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”, i miratuar më 14 mars, u botua të hënën në Fletoren Zyrtare. [Link]

Harta përfshin të gjithë vijën bregdetare të vendit me distancë deri disa kilometra nga bregu i detit, ku sipas qeverisë, të gjitha aktet e pronësisë qëu janë dhënë fshatarëve, por që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar ende në zyrat e regjistrimit të pronave të patundshme, duhet të bllokohen për shkak se qeveria thotë se dëshiron të krijojë “një fond për mbështetjen e investimeve strategjike”, në bazë të një ligji kontrovers që i jep të drejtë qeverisë të dhunojë pronën private për llogari të të ashtuquajturve “investitorë strategjikë”.

Vendimi përfshin të gjithë tokën me vlerë tregtare nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në kepin e Stillos në kufirin jugor të vendit me Greqinë dhe mbart pikëpyetje ligjore për shkak se një e drejtë e dhënë me ligj, nuk mund të hiqet me vendim qeverie.

Vendimi për mosregjistrimin e tokave të dhëna përmes komisioneve të shpërndarjes së tokave përfshin edhe shumë fshatra bregdetarë, veçanërisht në bregdetin e jugut, por edhe në zonat lagunore të Divjakës, Nartës, Velipojës, plazhit të Rilës pranë Lezhës apo lagunës së Shëngjinit. Me njolla të kuqe janë shënjuar edhe gjiri i Porto-Palermos në bregun e jugut, Gjiri i Lalëzit apo bregdeti i Ksamilit përballë ishullit të Korfuzit. Në mënyrë të pashpjeguar, harta e publikuar në fletoren zyrtare mbart disa njolla të kuqe.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama miratoi një ligj kontrovers në vitin 2015, të quajtur Ligji për Investimet Strategjike, përmes të cilit i dha të drejtë vetes të japë pa pagesë toka të caktuara për subjekte të klasifikuara si “investitorë strategjikë”.

BIRN ka zbuluar më parë se këto “investime strategjike” po kryen nga biznesmenë shqiptarë, në toka të kontestuara dhe në një rast, në toka për të cilat vetë qeveria pati dalë në konkluzionin se ka manipulime.

Tokat në bregdet, ashtu si në të gjithë Shqipërinë janë shpërndarë në bazë të një ligji të vitit 1991, të miratuar nga dy partitë kryesore të politikës shqiptare, PD dhe PS dhe që ka shkaktuar telashe të mëdha dhe konflikte të vazhdueshme që nga ajo kohë.

Në përpjekje për të shmangur konfliktet, një pjesë e konsiderueshme e fshatrave kanë përdorur këtë ligj për të shpërndarë mes fshatarëve tokat që dikur i përkisnin gjyshërve.

Qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë shpesh nisma “për verifikim” të shpërndarjes së këtyre tokave, ndërsa vendimi i fundit i qeverisë për mosregjistrim të tyre duket se është masa më drastike e ndërmarrë ndonjëherë.

Në vitin 2014, një Task-Forcë për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore pranë Kryeministrisë gjeti manipulime në disa sipërfaqe toke në bregdetin e jugut, kjo nuk e ndaloi qeverinë të jepte leje ndërtimi në këto toka.

Next Post
Ndodh në Angli/Kishte patentë me fytyrën e personazhit vizatimor Simpson

Ndodh në Angli/Kishte patentë me fytyrën e personazhit vizatimor Simpson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Raporti i SPAK për 2026, Braho: 16 hetime për zyrtarë të lartë dhe mbi 440 mln euro pasuri të sekuestruara

July 30, 2026
Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

July 30, 2026
Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

July 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

July 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kur bëhet fjalë për atdheun, të tjerat janë hiç

July 30, 2026
Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

Dinamiti artizanal i shpërthen në dorë, humb jetën 65-vjeçari në Porto Palermo

July 30, 2026
Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare nuk duhet të ketë kah politik

July 30, 2026
Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion

July 30, 2026
Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Berat

July 30, 2026
Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com