• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pronat e pakicës greke, Rama: Nuk ka marrëveshje me investitorë strategjikë pa marrë titullin!

by A R
27/08/2023 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Titujt e pronësisë për pakicat greke që jetojnë në Himarë ishte një nga temat fokus në intervistën e kryeministrit Rama për “Kathimerini”. Gazetari Pavlos Papadopoulos e pyeti Ramën nëse e di sa qytetarë grekë në Himarë  kanë marrë tituj pronësie pasi në Athinë thuhet se ata mund t’i përfitojnë vetëm nëse ua shesin pronat investitorëve të mëdhenj strategjikë.

Rama tha se gjatë mandatit të tij qytetarët grekë dhe kishat kanë marrë tituj pronësie. Ai shtoi se nuk mund të bëhen marrëveshje pa marrë fillimisht titujt e pronësisë. Më tej kreu i qeverisë u shpreh se ka persona në pakicën greke të aftë për të manipuluar Athinën, ndërkohë që kjo e fundit duhet të kuptojë se ai (Rama) është mundësia më e mirë që ka për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj në Shqipëri.

Gazetari: Duke qenë se keni ndjenja të forta për Himarën, a doni t’i përcillni ndonjë mesazh në këtë intervistë pakicës greke që jeton në Himarë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk kam asnjë mesazh për t’iu përcjellë. Mendoj se kushdo në Himarë apo në pakicën greke, kudo që jeton, e di shumë mirë, nëse nuk është i helmuar nga politika, se jeton në këtë vend plotësisht i barabartë me shqiptarët, me të mirat dhe të këqijat, me problemet e me kënaqësitë. Nuk di ende, mbase ju mund të më ndihmoni, që të ketë një problem të vetëm, sikur edhe një problem të vetëm që ta kenë vetëm grekët këtu. Nuk di të ketë asnjë të vetëm.Më thoni një.

Gazetari: Po, do t’jua them një. Nuk e dija, por më thanë që ka probleme lidhur me të drejtat e pronësisë së qytetarëve të Himarës. Në Athinë thuhet se qytetarëve të Himarës iu jepen titujt e pronësisë, vetëm nëse kanë rënë dakord tashmë t’ua shesin pronat investitorëve të mëdhenj strategjikë. Kështu, në 10 vitet që qeverisni Shqipërinë dhe tre vjet pasi Parlamenti miratoi ligjin e ri për pronat, a e dini sa tituj pronësie iu janë dhënë qytetarëve me banim në Himarë për prona që nuk janë shitur menjëherë pas kësaj?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, ky është komplet manipulim, sepse historia e titujve të pronësisë në Shqipëri është shumë e dhimbshme, shumë e dhimbshme. Na u desh të kalonim nëpër ferrin e shtetëzimit të plotë, pastaj të përjetonim purgatorin e tranzicionit, viktima e parë e madhe e të cilit ishin titujt e pronësisë; një katrahurë e madhe, një katrahurë në çdo kilometër katror të vendit. Po ju them që ende kemi probleme, probleme të mëdha në Veri, ku ka shumë prona, ku ka nevoja për zhvillim, ku kanë nevojë për të marrë fonde, kanë nevojë për të marrë subvencione dhe nuk mund të regjistrohen, edhe sot që flasim, prandaj na u desh ta miratonim këtë ligj.

E dyta, të thuash që atyre iu njihet pronësia vetëm pasi kanë bërë marrëveshje me këdoqoftë është jologjike, sepse nuk mund të bësh asnjë marrëveshje, nuk mund të marrësh asnjë leje nga institucionet, nëse nuk ke titullin e pronësisë, kështu që duhet të kesh titullin. Kam dëgjuar këtë historinë (e pronave) “për një copë bukë” dhe është çmenduri. Ju e dini sesa shitet toka në Himarë dhe janë njerëzit atje që e shesin dhe e shesin tokën bazuar në dokumentet që kanë ose mbështetur në dokumente shumë të vjetra, (ruajtur) nga koha e komunizmit, ose që nuk janë as tituj pronësie, por ata janë pronarë dhe shesin. Sot, po ju them, në Himarë jemi në situatën ku prona shitet shumë më tepër sesa në shumë pjesë të Korfuzit.

Dikush që punon dhe ndërton atje dhe që nuk është nga Himara më tha i kam blerë pronat tri herë, sepse nuk doja që askush, askush të thoshte që më lanë pa gjë.  Ata kanë probleme me njëri-tjetrin, për shkak të mbivendosjeve të pronës, për shkak të dokumentacionit të ndryshëm, dhe i kishte blerë tri herë e m’i tregoi dhe më tha “tani, po punoj të blej një pronë në Korfuz dhe është 10 herë më pak sesa ato që kam blerë në Himarë një herë të vetme”. Sot, në Himarë, gjeje pak sa është çmimi mesatar: 400, 500 euro për metër katror? Po flas aty ku është plazhi, jo në mal. Ka raste që mund të shkojë deri në 1 000 dhe është një transaksion mjaft i mirë në thonjëza, pasi është kryesisht jotransparent. Njerëzit marrin shumë para, pa i deklaruar siç duhet dhe këtë nuk e kemi vetëm në Himarë, e kemi kudo.Ne kemi ndërmarrë një sistemim të gjerë të titujve të pronësisë, por ka ende shumë për t’u bërë, sepse kanë ndodhur shumë gjëra të këqija më parë.

Më lini t’ju them diçka tjetër. Titujt e pronësisë që i janë dhënë pakicës greke gjatë mandatit tim janë të panumërta. Krahasojini me çfarë ndodhte më parë. Zero, zero, jo një, zero! Sot, minoritarët grekë mund të shkojnë në kisha që kanë titujt e pronësisë dhe kishat nuk kishin tituj pronësie, qëkur komunizmi i kishte zhveshur prej tyre. Qeveria ime iu dha titujt kishave. Pata një bisedë me shoqatën, nuk e di si quhet, Shoqata e Himarioton e Amerikës apo diçka e tillë. Ata ishin një zë i fortë, sepse kanë rrënjët e tyre në Himarë, ishin të mirëorganizuar, ishin mjaft të vendosur dhe më ishin kundërvënë bazuar në llafe. Më pas, shkova në Nju Jork, u ula me ta dhe u thashë, “shikoni, mos më dëgjoni mua, se unë do them atë që më vjen për mbarë. Dërgoni një ekip atje, dërgoni një ekip juristësh, të intervistojnë kë të duan. Le të shkojnë në vend, le të flasin me institucionet, le të mbledhin faktet dhe, pastaj, nëse është ashtu siç thoni ju dhe jo siç them unë, jam gati të marr ndëshkimin, domethënë ndëshkimin si gënjeshtari më i madh”. Një nga personat aty, një njeri mjaft i mençur, tha: “Dëgjo, nuk e kisha menduar kurrë që do të takohesha dhe do ndaja bukën me Edi Ramën. Kjo në vetvete është një gjë e jashtëzakonshme dhe tani po të them që, nëse po na manipulon, do të të qepem pas gjithë jetën”. Në mënyrën greke, sigurisht, jo në mënyrë terroriste. “Por, nëse ti po thua të vërtetën, do të jem miku yt përjetë”. Sot, jemi miq përjetë.

Dhe, kujdes, nuk po them që kjo e gjitha është vaj, nuk po them se nuk ka probleme, nuk po them këtë, por po ju them se problemet me pronën në të gjithë bregdetin shqiptar, që sipër në Shkodër e deri poshtë në Konispol, janë të njëjtat.Belaja është që ca njerëz, që me ç’duket janë më të zgjuar se të tjerët, dinë si ta përdorin flamurin grek si kartë krediti. Dinë si ta përdorin flamurin grek që të derdhin helm dhe dinë si t’i përdorin interesat e tyre shumë të vogla duke shfrytëzuar flamurin grek. Është diçka që në çdo popull ndodh, po, për Shqipërinë, e bëjnë duke përdorur flamurin e Partisë Socialiste apo flamurin e Partisë Demokratike, ose flamujt e partive të tjera, sepse nuk mund të pretendojnë se janë këtu një pakicë që po rrënohet apo një minoritar që po zhvatet.

Kur vjen fjala për disa persona në pakicën greke, ata janë shumë të zotë ta manipulojnë Athinën dhe Athina nuk është e gatshme të kuptojë se shansi më i mirë që ka për të përmirësuar marrëdhëniet dhe jetën e pakicës greke nuk është një grek, po jam unë këtu. Jam unë, jo sepse unë punoj për grekët, po sepse punoj për të gjithë njësoj dhe mendoj se grekët në Shqipëri janë një pasuri dhe duhet ta çmojmë praninë e tyre, kaq. Megjithatë, ashtu siç ka disa shqiptarë me të cilët nuk jam i lumtur që ndaj një gjak, ka edhe disa grekë që ju realisht nuk duhet të jeni krenarë që ndani një gjak me ta.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

November 25, 2026
“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

November 25, 2026
Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

November 25, 2026
Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

November 25, 2026
NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

November 25, 2026
Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

November 25, 2026
Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In