• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pronari i vërtetë nuk u kap!”/ Artan Hoxha: Kokaina e kapur në Fier? Ekziston një laborator kokaine në Shqipëri, i vajtën afër por…!

by Java News
26/12/2022 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka folur për kokainën e kapur në Fier, ku ishte i përfshirë Viktor Cervanaku, ish kryetar i komunës Frakull dhe zyrtar në një institucion shtetëror.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se pronari i vërtetë i kokainës nuk u kap, ndërkohë që sqaroi se operacioni u bë i mundur vetëm për shkak të përfshirjes së DEA dhe partnerëve. Hoxha deklaroi gjithashtu se në Shqipëri ekzsiton një laborator kokaine dhe se autoritetet i kanë vajtur afër, por ende nuk e kanë zbuluar.

“Fieri është hambari kryesor në rang vendi i votave për të majtën. Ka qenë, është dhe do të mbetet. Çervanaku ka qenë përfaqësues i pushtetit lokal, ka qenë përfaqësues politik, kishte ikur nga andej dhe kishte ardhur në Tiranë si drejtor. Ai ka patur në dorë para publike dhe ka bërë para. Ajo shtëpia në Frakull, rrinte mbyllur.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e amerikanëve, nuk ishte thjesht ngarkesa prej 430 kg, por mënyra që kishin përdorur. Kimisti ka qenë brenda territorit shqiptar. Po të mos ishin amerikanët, një avokat i mençur mund të thoshte ku e keni kokainën, sepse pleh është ai. Nuk e di si do ta kthejë SPAK-u në kokainë, sepse nuk ka kimist. E kanë provën sepse ua kanë dhënë amerikanët. Është provë e DEA-s dhe jo e jona, sepse ne nuk kemi laboratorë. Ky operacion është forma se si duhet luftuar krimi i organizuar.

Në këtë rast, nuk besoj se kanë vajtur te kryesorët fare.

Kam dyshime të mëdha, që pronarët e vërtetë të ngarkesës ende nuk kanë dalë në lojë. Këta që folën nëpër telefona, këta kanë marrë përsipër ta kalojnë në doganë sepse kanë njohjet me pushtetin, por nuk janë këta pronarët e vërtetë.

Në Shqipëri ka laborator të kokainës dhe kur doli lajmi që u kap laboratori, unë mendova se e gjetën atë laboratorin që themi ne. Por, nuk ishte aty. I kanë shkuar shumë afër, mbase dhe rastësisht, por nuk e gjetën dot. Laboratori është këtu brenda”, deklaroi Hoxha./m.j
Next Post
Deputetja demokrate sulmon Berishën: S’e mohoj ngërçin në PD, na ndau ‘non grata’

"Nën drejtimin e Berishës..."/ Deputetja e PD: Situata mes nesh e turpshme, zihemi dhe qeshemi mes vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com