Dalin detaje të reja mbi 45-vjeçarin që u gjet sot i pajetë, pranë lokalit të tij në Korçë.
Mësohet se viktima është gjetur i plagosur dhe i gjakosur. Plagët në trup dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës, duke ngritur kështu pistën se ai mund të jetë vrarë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. /e.s/