• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronari i anijes së rrëmbyer: Nuk i kam borxhe marinarëve

by A R
22/06/2016 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flori Çelepia, djali i pronarit të anijes së peshkimit “Çelepia 2”, Murat Çelepia, të marrë peng nga marinari egjiptian, Adel Muhamet Sallam, shprehet se nuk i kanë asnjë borxh këtij të fundit.

Ai shprehet se anija ka dalë në det me datën 18 dhe më datë 21 ka humbur kontaktet me stafin e anijes.

Flori Çelepia pohon për Report Tv se ka komunikuar me Adel Muhamed Sallam, përmes Whatsapp-it dhe ky i fundit i kërkon 70 mijë euro pasi në kundërt nuk e kthen anijen.

Çelepia i bën apel Policisë dhe strukturave përgjegjëse të ndërhyjë për të kthyer dy marinarët dhe anijen në atdhe.

“Nisim anijen nga ora 2 e drekës në datën 18 Qershor, me rregull dhe me çdo gjë. Del anija në det për lundrim. Kontaktojmë mbas kalatës së parë ku jeni, ku s’jeni dhe na kontakto kur të nxjerrësh rrjetën çfarë keni kapur çfarë s’keni kapur. Ndërkohë që ata nuk kontaktuan, u bë dita e dytë në radio nuk përgjigjeshin dhe kshu me radhë. Sot morëm një njoftim që barka është në Egjipt. Marinari e ka çuar atje i ka marrë me vete dhe ata dy të tjerët, kapitenin dhe peshkatarin tjetër i ka rrëmbyer. Kemi pasur kontakte me ata dhe kërkon 70 mijë € për lirimin e barkës dhe të personave. ai me ne ka qenë shumë i kënaqur, madje i kemi dhënë edhe shtesë. Ai ka marrë pagë dhe mbi pagë. Në kërkojmë nga shteti të na sjelli marinarët gjallë se janë dy prindër që kanë lënë familjen. Edhe në lidhje me lekët do i përgjigjemi por s’dimë se si ti përgjigjemi dhe duhet të na ndihmojë shteti”,shprehet Çelepia.

Ndërkohë, Damian Malja, djali i kapitenit të peshkarexhës “Çelepia 2”, Dhimitër Malja, rrëfen se familja e tij është shqetësuar për fatin e kryefamiljarit. Ai i bën apel shtetit të ndërhyjë urgjenisht.

“Babi u nis ditën e shtunë të drekës me datë 18 dhe që pas asaj dite nuk pata më asnjë lloj kontakti me babin. Sot pastaj mora vesh që anija ndodhet në Egjipt. U trembëm nuk dimë se ku të drejtohemi. I drejtohemi shtetit dhe i bëj thirrje që të na ndihmojë. Babi ishte shumë i kënaqur. Nuk ka dhënë asnjë shenjë pakënaqësie më përpara që të tregonte babi që fliste dhe të tregonte që jam i pakënaqur këtu. Kam tentuar të lidhem me babin vazhdimisht gjatë ditës por është e pamundur”, u shpreh Malja.

Damian Mema pohon se babai i tij s’ka pasur asnjëherë problem në çështjen e pagesës me pronarët e peshkarexhës “Çelepia2”.

Next Post

Detajet / Festa e kuqezinjve përqëndrohet nesër në Tirana Fan Zone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

Jack Nicholson tërhiqet nga jeta publike, miqtë e shqetësuar për aktorin legjendar: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar

October 30, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

“Bojkoti nuk është zgjidhje”, Balla pas takimit me Begajn: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In