• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronarët që rrezikohen nga afatet për ankimim në Gjykatë

by Java News
18/01/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët me vendime ’96, të cilët janë të pakënaqur nga vlerë- simi financiar dhe fatura e dalë me skemën e re, e kanë edhe një mundësi, atë të ankimimit në Gjykatë. Por edhe ky shans i ofruar, nuk është i pakufizuar. Afati 1-mujor, i caktuar me ligjin e ri për t’iu drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, skadon nesër duke mos u lënë më asnjë hapësirë pronarëve, të cilët nuk janë pajtuar me masën e kompensimit.

Prej 19 dhjetorit, çdo vlerësim i kryer nga ATP është i ekzekutueshëm, çka do të thotë se, të gjithë ata që kanë në duar vendime ‘96 dhe nuk janë dakordësuar me masën e përfitimit që iu është përllogaritur, nuk do të kenë asnjë mundësi apo hapësirë ligjore në favorin e tyre, për ta kundërshtuar.

Me tejkalimin e këtij afati, këto familje humbasin përveç mundësisë së shfrytëzimit të shkallëve të gjyqësorit shqiptar, edhe mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

VENDIMET

Më 18 dhjetor, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikoi regjistrin me vendimet ’96. Por, nga 4880 dosje të marra në shqyrtim, vetëm për 2780 ka përfunduar vlerësimi financiar dhe është caktuar fatura e kompensimit.

Pjesa tjetër, për shkak të mangësive, janë ende janë në proces. Këto familje kanë afat deri në maj të këtij viti për të dorëzuar pranë agjencisë dokumentet mbi të cilat mund të provojnë origjinën e pronës, pra, llojin e pasurisë, në të kundërt rrezikojnë që për vlerësimin të aplikohen çmimet minimale.

Nga ana tjetër, kanë qenë jo të paktë ata të cilët e kanë gjetur veten jashtë listës së përfituesve, pavarësisht se kanë në duar vendime të ’96-s. Këto familje duhet të interesohen në sportelet e ATP-së mbi fatin e dosjes së tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë kompensimin.

KOMPENSIMI

Nën presionin e kohës dhe një fature të kripur që nevojitet për t’i shkuar deri në fund procesit kompensues, qeveria sërish e ka gjetur zgjidhjen në ngushtimin e lakut për pronarët. Me ndryshimet e bëra së fundmi, përparësi ka marrë kompensimi fizik dhe sikur të mos mjaftonte ky privim, është cunguar edhe kompensimin financiar.

Sipas vendimit të fundit, kompensimi në të holla do të jetë vetëm 20% të vlerës totale të faturës, por në asnjë rast jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Numri i ulët i kërkesave të depozituara ka bërë që të rishikohet edhe skema për ndarjen e parave.

Kështu, është hequr kriteri kronologjik i vendimeve. E vetmja gjë që duhet për kryerjen e çdo pagese është plotësimi i formularit dhe dorëzimi i dokumenteve. Kujtojmë që për vitin e ardhshëm, fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 4 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë. PANORAMA

Next Post
Vrasësi uzbek është i gatshëm të pranojë fajësinë për sulmin në Nju Jork

Vrasësi uzbek është i gatshëm të pranojë fajësinë për sulmin në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com