• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronarët “e rinj” dhe pronarët “e vjetër”

by Eduard Zaloshnja
06/12/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë ditëve të protestave të Astirit, është përdorur gjithnjë e më shpesh shprehja “pronarët e rinj”. Kjo, për t’i dalluar ata nga “pronarët e vjetër”. Në fakt, po t’i referohemi germës dhe frymës së Kushtetutës, nuk ka pronarë “të rinj” e pronarë “të vjetër”. Ka pronarë të ligjshëm dhe pronarë të paligjshëm. Pronarë të ligjshëm janë ata që e kanë blerë pronën sipas ligjeve në fuqi, ose që e kanë trashëgim nga të parët. Ndërsa pronarë të paligjshëm janë ata që kanë ndërtuar në tokën e pronarëve të ligjshëm, të cilën ose thjesht e kanë zaptuar, ose ua ka dhënë shteti në përdorim me ligjin famëkeq 7105.

Dhe kur PD-ja u del tek Astiri në krah pronarëve “të rinj”, (nënkupto të paligjshëm), pyetja shtrohet se cila parti duhet t’u dalë në krahë pronarëve “të vjetër” (nënkupto të ligjshëm), mbi tokën e të cilëve do të ndërtohet segmenti i Unazës së Madhe. Sepse pronarëve “të rinj” nuk u ra ajo tokë nga qelli. Ajo ka qenë gjithmonë atje dhe ka patur pronarë të ligjshëm, trashëgimtarët e të cilëve, sot duhet të dëmshpërblehen si nga shteti (për rrugën që do të ndërtojë), ashtu edhe nga pronarët “e rinj”, të cilët e kanë shfrytëzuar tokën deri më sot në mënyrë të paligjshme.

Në fakt, Partia Republikane, Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit etj., e kanë ngritur gjithnjë çështjen e ligjshmërisë së pronës. Por këtë çështje, e kanë përdorur kryesisht për të mbledhur sadopak vota. Dhe duke gjykuar nga pesha e tyre elektorale, nuk duhet shpresuar se ato do të jenë në gjendje ta fusin këtë çështje në axhendën parlamentare.

Me pak fjalë, i takon PD-së, si partia më e madhe e vetëquajtur e djathtë, që ta bëjë të vetën këtë kauzë, duke luftuar për çdo centimetër tokë që nuk i është kthyer, apo dëmshpërblyer pronarëve të ligjshëm. Atyre u është mohuar e drejta e pronës qysh nga viti 1945.

Për shembull, qeveria aktuale ka vendosur t’u japë tituj pronësie fshatarëve që kanë marrë tokë bujqësore në përdorim me ligjin 7105 (duke pretenduar se pronarët legjitimë të tokës do të kompensohen gradualisht nga shteti). Por qeveria ka vendosur një klauzolë, sipas së cilës nuk do t’u jepen tituj pronësie atyre fshatarëve që kanë tokë në përdorim në zona ku parashikohen investime strategjike.

Dhe këtu duhet ngritur zëri në mbrojtje të pronarëve legjitimë, të cilët tokën ku do të kryhen investime strategjike e kanë trashëgim nga të parët. Në vend që toka t’u jepet badiava investitorëve strategjikë, (nënkupto oligarkëve dhe kompanive off-shore), mund t’u kërkohet këtyre të fundit që të paguajnë me vlerën e tregut pronarët legjitimë.

Një klauzolë tjetër, që ka parashikuar qeveria aktuale është ajo e mosdhënies së titullit të pronësisë atij fshatari, që ka ndërtuar pa leje në tokën e dhënë në përdorim me ligjin 7105. Edhe këtu duhet ngritur zëri në mbrojtje të pronarëve legjitimë. Fshatarit që ka ndërtuar pa leje në tokën që i takon me Kushtetutë një pronari legjitim, duhet ta dëmshpërblejë këtë të fundit, nëse do që të marrë titullin e pronësisë.

Kuptohet që 350 mijë hektarët e tokës bujqësore, që kishin pronarë legjitimë në vitin 1945, nuk mund të kompensohen dot me dy skemat e mësipërme. Sidoqoftë, një partie të djathtë i takon të luftojë për çdo centimetër tokë, që mund t’i kthehet të zotit. Sepse prej PS-së e partive të tjera të majta, nuk mund të shpresohet se do ta vrasin shumë mendjen për pronarët legjitimë…

/afp.al

Next Post
Ndërhyrja e Kryemadhit: Bravo studentëve! Ne duhet të mësojmë nga ju

Ndërhyrja e Kryemadhit: Bravo studentëve! Ne duhet të mësojmë nga ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In