• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronarët e detit dhe ‘kalbëzimi’ i shtetit! Pasojat politike edhe më tragjike se ‘Covid-19’

by A R
27/06/2021 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Katër të vrarë më 2 prill 1991 në një demonstratë politike në Shkodër. Ende sot e djatha akuzon të majtën për krim shtetëror. Askush fajtor, asnjë i dënuar!

Katër të vrarë më 11 janar 2021 në një demonstratë politike në Tiranë! Ende sot e majta akuzon të djathtën për krim shtetëror. Askush fajtor, asnjë i dënuar!

Katër të vrarë më 27 qershor 2021, në plazhin e Velipojës. Jo për çështje politike, për “çështje pronash”.

Jo për ‘çështje politike’, por sa kohë ka që bregdetit dhe detit shqiptar i kanë dalë edhe pronarë! Politikanët që kanë hartuar politika zhvillimi për turizmin në këto 30 vjet, a kanë ndonjë përgjigje dhe e mbajnë ndonjë përgjegjësi? A e dinë ata se kush i zotëron hotelet dhe komplekset apo resortet turistike! Po rëra dhe deti shqiptar a kanë pronar?

A ndodhin në Greqi, Kroaci, Malin e Zi krime të ngjashme, për të zaptuar pronat publike në bregdet, si në Shqipëri?

Sherri që çoi sot në një masakër, sipas policisë, nisi për rërën e bregdetit dhe ujin e detit. Ndodhi në mes të sezonit turistik. Turizmi dhe bujqësia konsiderohen dy sektorët kryesorë të ekonomisë sonë. Pas ngjarjes shumë pushues të tmerruar morën çantat dhe ikën natën. Të tjerë që kishin planifikuar Velipojën sot, do të kenë përfunduar me siguri, në Malin e Zi ose Kroaci.

A e keni dëgjuar këtë klasë politike që “vajton” ende për rreth 5 mijë viktima të kohës së komunizmit, të cilët u vranë gjatë 45 viteve të diktaturës për bindje politike. E gjen fajtorin te kundërshtari politik, por nuk përmend emra konkretë. Ajo që dimë është fakti se në 30 vjet nuk ka ende asnjë të dënuar për krimet e komunizmit!

Në mungesë të një analize serioze nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili mblidhet sa herë ka tension dhe sherr banal mes krerëve të partive, apo edhe i të dhënave zyrtare, sipas disa raporteve të besueshme nga 1991 deri më sot besohet se janë vrarë për çështje pronash rreth 10 mijë qytetarë shqiptarë.

Nuk përfshihen në këtë listë rreth 4 mijë të vrarë në ’97 dhe me dhjetra mijëra të tjerë që janë vrarë nga krimi i rrugës, larje hesapesh, apo krimi i organizuar, në këto 30 vite. Nuk përfshihen as aksidentet, shumica prej papërgjegjshmërisë së shoferëve, siç ishte shuarja e një familje me 4 anëtarë dy ditë më parë.

E ndërsa bota po çlirohet sot nga makthi i pandemisë, shqiptarët vazhdojnë të zgjohen çdo ditë me lajme të një bilanci tragjik që solli dhe mbolli politika e viteve të mbrapshta. Nëse nuk vihet “gishti në plagë” çdo ditë e më shumë bilanci tragjik në shoqërinë tonë do të thellohet. Janë plagë sociale që e kanë burimin te drejtësia e munguar dhe shteti i kalbur me zyrtarët e tij të korruptuar. Në vend që të ishte punuar për shërimin e këtyre plagëve, kur duhej të ishte ngritur një ditë e më parë drejtësia e re, kjo e fundit sulmohet politikisht pa asnjë propozim dhe ide më të mirë sesi ajo të mund të avancojë përpara.

Pasojat politike janë edhe më tragjike se ‘Covid-19’ në Shqipëri. Sot shqiptarët prisnin sërish lajme edhe të mira nga situata e koronavirusit në vend… por zgjohen trishtueshëm!

Katër persona mbetën të vranë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një konflikti me armë zjarri, pak minuta pas mesnatës, në plazhin e Velipojës. Drejtori i policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj, bëri të ditur se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes pronarëve të dy hoteleve për të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës së rërës për vendosjen e shezllongeve dhe çadrave. Mes viktimave është edhe biznesmeni 59 vjeçar,  Kujtim Ferracaku, pronar i një hoteli,  “Fantazia” në Velipojë. Gjithashtu, i plagosur në këtë konflikt ka mbetur dhe vëllai i tij, Hasan Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, 31-vjeçarit që u gjet i vrarë tre vite më parë në zonën e Livadhes, në periferi të qytetit të Shkodrës.

Next Post
I dënuar me 25 vite burgim, 54-vjeçari kapet duke transportuar emigrantë

I dënuar me 25 vite burgim, 54-vjeçari kapet duke transportuar emigrantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In