• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prona në Ksamil, Limos Dizdari rrëfen arsyet e kërcënimit

by Java News
03/05/2016 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Limos Dizdari ka shpjeguar në një intervistë për gazetën Panorama se cilat janë arsyet e kërcënimit para disa ditëve. Për këtë shkak ai u detyrua t’i shkruante kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar ndihmë, ndërkohë që një grup intelektualësh i janë drejtuar Policisë së Shtetit me një letër të hapër për këtë çështje.

Një grup intelektualësh kanë nënshkruar një peticion, përmes të cilit i kërkojnë shtetit dhe qartësisht Policisë së Shtetit mbrojtjen tuaj. Nga kush jeni kërcënuar?

Është një akt që pa dyshim e vlerësoj shumë, por nuk bëhet fjalë thjesht për mua, por është një atentat kundër kulturës. Duan të fiket rrezja e kulturës, e dijes. Bëhet fjalë për Qendrën “Dea” në Ksamil, ish­ Vatra e Kulturës, e cila ishte tërësisht e shkatërruar dhe ku kam ngritur një pinakotekë të pikturës dhe skulpturës, një sallë librash me 8 mijë tituj, dhe studentë të pianos kanë fituar jo vetëm në Akademinë e Tiranës, por edhe në Lion, ata kanë fituar konkurse ndërkombëtare… Kjo është e vetmja qendër kulturore e mbetur gjallë, ndërsa të tjerat (25 të tilla) janë kthyer në hotele e modele. Dhe tani, pas 25 vjetësh, ngrihet dikush dhe thotë që në vitin 1990 e ka blerë atë pronë. Kur i pyet se ku i kanë dokumentet, thonë se nuk kanë, se ashtu ishin kohët, se ikën në Greqi… Por as e kanë hipotekuar.

Si mundet që dikush të marrë pronën pa një vendim? Një qytetar i thjeshtë ngrihet dhe të kërcënon se do të të bëj këtë e atë. Në fakt, e mora me shumë qetësi, por pyetja që ngrihet është se ku e gjejnë këta njerëz të thjeshtë, të vegjël, gjithë këtë forcë dhe gjithë këtë guxim, që arrijnë deri në kërcënim.

Keni kërkuar mbrojtje?

Jo, nuk kam kërkuar mbrojtje, por disa ditë më parë, i kam bërë një mesazh Kryeministrit Rama, ku i shkruaja se “Ndihem maksimalisht i kërcënuar. Kërkoj një takim për të përcaktuar të ardhmen time të mëtejshme”. Mos bëj gabim që më dhimbset jeta?!

Cila ishte përgjigjja?

Ai më ktheu përgjigje, se meqë e kishte të pamundur atë ditë, të drejtohesha te sekretari i përgjithshëm, i cili më priti dhe më tha se do të ndërhynte për zgjidhjen e këtij problemi. Por kanë kaluar 8­9 ditë që atëherë dhe ende nuk di se ç’do bëhet.

Cila është historia e pronës që ju keni në përdorim?

Me vendim 204, të vitit 1992, “Për pasurinë e sindikatave” kjo pronë, ish­Vatra e Kulturës së Ksamilit, i kaloi Konfederatës dhe Sindikatës së Pavarur. Kryetari i kësaj të fundit e ka shitur disa herë. Pas disa vitesh u ble nga firma rentiere “Silva”. Pas rënies së firmave piramidale, ajo u sekuestrua. Unë e kam marrë atë me qira në vitin 2000. Kemi kaluar 5 vjet gjyqe për shkak të pretendimeve të Sindikatës. Me ligjin 83­40/1 të vitit 1998, të gjitha pronat bujqësore që i kishin marrë sindikatat dhe konfederatat, kalonin nën juridiksionin e pushtetit vendor, të cilët më dërgojnë një shkresë, sipas së cilës detyrimet unë duhet t’ia kaloja pushtetit vendor. U kërkova të bëja një kontratë të re, por më thanë se prisnin të merrnin në dorëzim listën e pronave. Si gjithçka që zvarritet në këtë vend, kështu ndodhi edhe në këtë rast. Që prej vitit 2010 u jam drejtuar të gjithë ministrave të Ekonomisë që kanë të drejtë privatizimi, edhe ish­ kryeministrit Berisha. Më kërkuan të bëj një vlerësim sipas normave të shtetit të investimeve dhe të pronës dhe nëse investimet e kalojnë 150% të vlerës së pronës, atëherë ke të drejtë ta bësh blerjen menjëherë. E vlerësova 54 milionë lekë, edhe pse kap shumën e 700 mijë dollarëve. Kanë kaluar vite qysh atëherë dhe asgjë nuk është bërë.

Po tashmë nga kush kërcënoheni? Pra, pronës i ka dalë pronari? 

Është një zonjë, që kishte një kafene me 5-­6 tavolina, e cila pretendon se ia ka blerë Ndërmarrjes Tregtare të Sarandës. Po si mund t’ia blinte Ndërmarrjes Tregtare, kur ajo i takonte Ndërmarrjes Bujqësore? Në gjyqin e parë, ku nuk u thërrit asnjë nga palët e interesuara, pra Komuna e Ksamilit dhe Qendra Kulturore “Dea”, ata fituan, pasi me shumë gjasë e kishin “blerë” gjykatësen. Ne e çuam në Gjykatën e Apelit, e cila e hodhi poshtë vendimin e gjykatës. Vendimi i Apelit u çua në Gjykatën e Lartë, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit. Kjo ka ndodhur në vitet 2008­2009.

Panorama/d.i.

Next Post

Skema e zyrtarëve, të ardhurat justifikohen me emigracionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In