• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Promovohet libri “Ditar”, historitë prekëse të luftës së Kinës kundër epidemisë COVID

by
19/11/2022 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë të enjten në promovimin e versionit shqip të librit “Beteja e Kinës me koronavirusin – Ditar” në Panairin e 25-të të Librit në Tiranë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ndër të tjerë drejtori i shtëpisë botuese “Fan Noli” Rexhep Hida, shkrimtarja e famshme shqiptare Çuli, përkthyesi i librit Tuci dhe sekretari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Bujar Taullah.

Ambasadori Zhou tha se “Beteja e Kinës me koronavirusin – Ditar” regjistron historitë prekëse të vijës së parë të luftës së Kinës kundër epidemisë në fillim të vitit 2020, duke demonstruar gjallërisht shpirtin e patrembur të popullit kinez për të kapërcyer vështirësitë së bashku. Qysh nga shpërthimi i epidemisë, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe qeveria kineze me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping në krye, kanë këmbëngulur në vendosjen e njerëzve dhe të jetës së njerëzve në plan të parë, duke zhvilluar betejën kundër epidemisë dhe duke mbrojtur në masën më të madhe sigurinë e jetës dhe të shëndetit të njerëzve. Kontrolli i epidemisë dhe zhvillimi eknomik kanë pasur vazhdimisht përparime aktive.

Ambasadori Zhou u shpreh në vijim se pak kohë më parë u mbajt me sukses Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, duke treguar drejtimin e duke bërë planifikimin e zhvillimit të Kinës dhe të Partisë në të tashmen dhe në të ardhmen. Kina do të vazhdojë t’i përmbahet zhvillimit me njeriun në qendër, do të bëjë përpjekje për zhvillimin me cilësi të lartë për të promovuar modernizimin e stilit kinez, do të nxitë me vendosmëri paqen në botë e zhvillimin e përbashkët të njerëzimit dhe do të promovojë ndërtimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kina do të vazhdojë të ofrojë mundësi të reja për vendet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. Në vitet e fundit, shtëpia botuese “Fan Noli” ka përkthyer dhe botuar mbi 40 libra kinezë, duke mbuluar fusha të ndryshme, si politika, ekonomia e kultura, dhe ka nxitur efektivisht shkëmbimet njerëzor-kulturore dhe lidhjen e zemrave mes popullit kinez dhe popullit shqiptar. “Shpresoj se më shumë vepra të shkëlqyera kineze do të takohen me lexuesit shqiptarë, dhe dëshiroj që miqtë shqiptarë të njohin Kinën e vërtetë nëpërmjet leximit të librave,” shtoi ambasadori Zhou.

Përfaqësuesit e palës shqiptare, si Hida dhe Tuci, u shprehën se epidemia është një krizë globale. Përballë kësaj sfide të papritur dhe të rëndë, Kina e nisi këtë betejë e para, duke arritur fitore vendimtare dhe duke treguar frymën kombëtare të ndihmës së ndërsjellë dhe frymës së paepur. Ndërkohë, gjatë luftës kundër epidemisë brenda vendit, Kina ka marrë pjesë aktivisht edhe në ndarjen e teknologjisë dhe përvojës me botën, duke qenë një forcë e rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të sektorit të shëndetit publik global dhe për ndërtimin e përbashkët të një bashkësie shëndetësore të njerëzimit. Aktualisht, epidemia po përhapet në mbarë botën dhe beteja e Kinës kundër epidemisë ka krijuar një shembull për botën, thanë ata

/e.d

Next Post
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Zgjedhjet vendore/ PD publikon emrat e kandidatëve në primare për 44 bashki (Lista e plotë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In