• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokurorja Memçaj kalon vettingun, rezulton “e pastër”

by A R
03/05/2018 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj ka kaluar me sukses procesin e vettingut, duke u bërë zyrtarja e dytë e sistemit të drejtësisë që konfirmohet në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi këtë të enjte, se pasuritë e prokurores janë të vendosura në mënyrë të ligjshme, ka integritet profesional dhe nuk është e përfshirë në raste abuzive apo korrupsioni.

Fatjona Memçaj është njëherazi edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfaqësohej nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli

Memçaj ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, kur kryente detyrën e prokurores pranë Prokurorisë së rrethit Tiranë. Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë.

Memçaj ka deklaruar në ILDKPI një apartament banimi 96 m me vlerë 27.800 dollarë, makine Vespa dhe llogari bankare. Edhe DSIK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cilëson figurë të përshtatshme.

Sipas hetimit administrativ, i konfirmuar edhe nga vendimi i së enjtes, pasuria e Memçajt është e justifikuar me burime të ligjshme.

Fatjona Memçaj është subjekti i gjashtë që përballet me procesin e vetingut dhe e dyta e rikonfirmuar në detyrë, pas Vitore Tushës së Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo, gjyqtarin e Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva dhe prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani. /a.m.

Next Post
Ankimimi për Kodin e Procedurës Penale, Kushtetuesja rrëzon Prokurorët

'I vihet dryni' Kushtetueses, zyrtarisht vendi pa Gjykatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com