• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokurorja Bamieh: Më kanë kërkuar të hesht për korrupsionin në EULEX

by Java News
03/11/2017 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkombëtarët dëshironin të mbylleshin sytë për provat e korrupsionit të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, sipas dokumenteve të publikuara para një gjykate të hënën në Londër.

Ish- prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka thënë se zyrtarët diplomatikë të Britanisë së Madhe kishin refuzuar të ndërmerrnin ndonjë hap lidhur me deklaratat e saj për lidhje mes zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të dyshuarve për krim në Kosovë. Në vend të kësaj, ajo ka thënë për “The Guardian” se zyrtarët e Britanisë së Madhe i kishin thënë që të injoronte dëshmitë për pagesa të jashtëligjshme.

Dëshmitë ndaj EULEX-it kishin dalë në pah në vitin 2014. Bamieh thotë se ishte detyruar të largohej nga puna e saj si prokurore në EULEX pasi kishte gjetur prova se stafi ishte i përfshirë në disa raste ryshfeti dhe kishte bashkëpunim me vrasës.

Misioni i EULEX-it, siç shkruan prestigjiozja britanike, ka kushtuar më shumë se 1 miliard euro deri sa është ngritur me premtimin se do të “zë peshqit e mëdhenj”.

Bamieh ka deklaruar se i kishte shprehur shqetësimet e veta zyrtarëve britanikë qysh në qershor të vitit 2012. Ajo ishte takuar me një diplomat britanik në Kosovë.

Sipas Bamiehs, ajo i kishte shpalosur dokumentet e rëndësishme britanikut, por “ai nuk kishte shikuar fare në ato dëshmi dhe madje i kishte thënë të mbyllte sytë”.Ekipi i Bamiehs është duke u bërë gati që të apelojë ndaj një vendimi të vitit të shkuar që nuk lejonte padi ndaj EULEX-it në Britani të Madhe.

Avokati i Bamiehs, Peter Dely, anëtar i ekipit të specialistëve për të drejtat e njeriut “Bindmans”, ka thënë se çështja e Maria Bamiehs ngre pikëpyetje serioze për institucionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Britanisë së Madhe.

“Në pikëpamjen tonë është e papranueshme që të paditurit përfshirë Zyrën e Jashtme dhe EULEX-i me të provojnë të heshtin një gjykim të drejtë”.

Një zyrtar i Zyrës së Jashtme britanike ka mohuar deklaratat e Bamiehs. “Ne i refuzojmë fuqishëm këto deklarata. Ne i marrim këto çështje shumë seriozisht, por është e papërshtatshme të flasim më tej në këtë kohë të procesit gjyqësor”, ka thënë ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ndalimi i dhuratave, habit deputeti i PD: Çfarë të bëj nëse dikush më thotë “kam qejf të të jap 1 mln euro”

Miratohet Buxheti Faktik 2016, opozita voton kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In