• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria zbardh vrasjen në Devoll: ‘Dajo’ e masakroi për 12 mijë euro viktimën

by Java News
21/03/2017 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dosja e plotë e vrasjes në Devoll të Korçës, ku pas sherrit për pazarin e drogës u masakrua për vdekje Zarif Alliu. Sipas prokurorisë ngjarja ka ndodhur për çështje droge, pasi autori i vrasjes i kishte viktimës 12 mijë euro borxh për transportin e drogës nga kufiri i gjelbër. Prokuroria sqaron personi që i ka bërë pritë Alliut është ose nga Shqipëria e mesme ose nga veriu. Mësohet se autori nuk ka vepruar i vetëm.

Dosja e plotë

Prokuroria njofton se nga sherri u dëmtuan shtetasit Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi. Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë. Ne momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariatit të policisë Devoll, ku gjatë intervistimit të njërit prej të dëmtuarve konkretisht Danjel Tola jemi orientuar mbi ngjarjen, pasi i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi si argumenta të ngjarjes i lidhte me emigrimin nga kufiri jeshil, ndërsa i dëmtuari Daniel Tola nuk nxirrte këtë argument thjesht që kishte shkuar për të marrë shokët e tij pasi e ishte kërkuar nga Mendari në telefon.

Sipas shtetasit Daniel Tola, pasi është telefouar nga Mendari i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj.Taksia kushtonte 1500 lekë. në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave rreth 20 metra pa hyrë në fshat. Ne momentin e qëndrimit nga një magazinë aty afër ka dalë një person që i dëmtari e përshkruan në deklarimet e tija, i ka parë fytyrën në ndriçimin e makinës dhe ka fiksuar xhupin që mbante veshur ky person.

Sherri

Personi që ka dalë nga kjo magazinë i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina ka shkuar dhe ka paguar taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave ku ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që ti merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje. Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëve në banesat aty pranë. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërreta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendet të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut (copa druri). Dy bidona plastikë të vëlimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratorike u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktiloskopike përkatëse.I dëmtuari Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportuan në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha shtetasi Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06.40 minuta.Nga të dhënat e paa të administruara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar Viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transpotit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të devollit i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje.

Prita

Ku në deklarimin e mëvonshëm marrë nga i dëmtuari mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barare por më shumë mbi Zarifinin pasi inati dhe problemi ishte me Zarifinin ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si « dajo » jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e mesme ose e veriut në një shumë prej 12 000 euro për transport të lëndëve narkotike. Nga informacioni i marrë në këtë zonë për persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të dyshuar për këtë ngjarje janë marrë dhe shoqëruar persona të ndryshëm nga fshati Brançanj ku ka ndodhur dhe ngjarja sipas përshkrimeve të bëra nga i dëmtuari i tretë Daniel Tole. Në veprimin proçedurial të paraqitjes për njohje shtetasi Daniel Tole ka njohur ndër të tjerë perosna shtetasin David Myrte, i datelindjes 1992, në Korçë, fshati Braçanj, i dënuar me parë,si një nga autorët e ngjarjes të mësipërme. Shtetasi David Myrte ka qenë më përpara i dënuar në shtetin grek për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

a.ç

Next Post
FOTO/BE në alarm, është importuar mish i prishur nga Brazili

FOTO/BE në alarm, është importuar mish i prishur nga Brazili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

June 30, 2026
Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

Publiciteti i seancave gjyqësore, nuk mund të mbyllet brenda një salle

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In