• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria zbardh dinamikën e masakrës së Selenicës, nga akuzat për vjedhje pulash te vrasjet në seri

by Java News
13/08/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria zbardh dinamikën e masakrës së 8-fishtë në Resulaj të Selenicës. Në aktaktuzën e Prokurorisë thuhet se shkak për tragjedinë kanë qenë akuzat e familjes së viktimave ndaj Ritvan Zykajt për vjedhjen e pulave të detit. Një nga viktimat, Vasilika Zykaj, ka debatuar me të ëmën e autorit, Lindita Zykaj pikërisht për këtë çështje.

Edhe gjatë drekës në shtëpinë e gjyshit, Kujtim Zykaj, Ritvani ka ngritur shqetësimin se për çdo gjë akuzohet ai. 24-vjeçari largohet i pari nga dreka brenda pak minutash dëshmitarët dëgjojnë të shtënat me armë zjarri. Killeri në gjakftohtësi të plotë, filmon viktimat me telefon celular dhe videon shokuese ia dërgon kushëririt të tij, djalit të hallës.

Dinamika e ngjarjes sipas Prokurorisë

Vasilika Zykaj, një nga viktimat e masakrës së Resulajt në Selenicë, ka debatuar me nënën e killerit, Lindita Zykaj, duke i shprehur asaj shqetësimin se djali i saj, Ritvan Zykaj i kishte vjedhur pulat e detit. Vjedhje kjo e ndodhur pikërisht ditën e masakrës. Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit, ndërhyn për të shuar tonet me dy grave. Ritvani dhe motra e tij vijojnë rrugën për te shtëpia e gjyshit të tyre, Kujtim Zykaj, pak minuta larg banesës së tyre.

Bujar Zykaj dhe kunata e tij, Lindita Zykaj, pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht. Pas kësaj, Bujari me Linditën kanë shkuar te shtëpia e Kujtimit, ku do të zhvillohej dreka.

Gjatë drekimit familjarisht ku edhe vetë killeri ka qenë prezent është diskutuar edhe njëherë rasti i mosmarëveshjeve me Vasilikën dhe Ritvani është shprehur dhe është ankuar se Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë. Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Ritani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit.

Pak çaste pas këtij momenti, sipas raportit të Prokurorisë, dëgjohen krismat e armës, por dëshmitarët nuk arrinin të dallonin drejtimin e tyre. Pasi krismat kanë pushuar, dy prindërit e autorit, Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit Zykajt dhe i janë drejtuar shtëpisë së tyre.

Pak minuta pas largimit të tyre Olardio Hoxhaj në telefonin e tij celular, në aplikacionin messenger merr një video të dërguar nga Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj. Këtë video Olardio ia tregoi dajës së tij, Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit, dhe babait të tij, Spartak Hoxhaj. Ky i fundit i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda. Spartaku me familjen e tij niset për në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun i cili në gjendje të rënduar psikologjike i ka pohuar asaj se djali i tij Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj.

Komunikim telefonik ka pasur edhe midis Sadik Zykaj dhe Bujar Zykaj ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte edhe atij. Në të njëjtën kohë, Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon me policinë të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

ma.me

Next Post
Serbët ankohen:“Vuçiç po e dorëzon fare lehtë Kosovën”

"Ndryshimi i kufijve ka qenë me kohë opsion, me Trump edhe SHBA po ndryshon qëndrim"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In