• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria Speciale jashtë kompetencave të LLallës, ja kush do jetë në krye të SPAK

by A R
08/08/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prokurorësh që janë përplasur me Adriatik Llallën për hetime të zyrtarëve të ndryshëm, por edhe kanë dhënë dorëheqjen nga organi i akuzës, pritet të jenë thelbi i grupit që do të formësojë Prokurorinë Speciale apo SPAK që do të nisë punën që nga muaji shtator dhe do të ketë një pavarësi totale nga Prokurori i Përgjithshëm.

Pikërisht nga fillimi i vjeshtës, përpara se Brukseli të japë vendimin për statusin kandidat të Shqipërisë, nga grupi i ri i SPAK pritet të kërcasin prangat e para për “peshqit e mëdhenj”.

Në këtë grup, pritet të përfshihet thuajse e gjithë bërthama antikorrupsion, e cila punoi në Task-forcën e prokurorisë vitin e kaluar, por që nuk u dekretua nga Presidenti Nishani dhe më pas u largua nga Kryeprokurori Lalla.

Siç mësohet edhe Shkëlqim Hajdari apo prokurorë të tjerë që janë larguar nga radhët e organit të akuzës pas përplasjes me Llallën, pritet të emërohen në grupin e prokurorisë speciale.

Bashkë me Hajdarin, do të jenë edhe ish-titullarët e dosjeve të mëdha si : “Remzi Hoxha”, “Gërdeci”, “21 janari” “Rruga e Kombit”, “Nafta virxhin” etj, të cilët janë larguar prej vitit 2012 nga ana e kreut të organit të akuzës.

SPAK do të ketë të njëjtin rol dhe kompetenca me homologen kroate USOK, e cila ka kryer para 6 viteve arrestimet e mëdha në vendin ballkanik, ku në krye spikat ish-kryeministri Ivo Sanader.

Të gjithë ata që do punojnë në SPAK do i nënshtrohen një trajnimi special mbi teknikat, taktikat dhe gjithçka tjetër që duhet për të zbuluar korrupsionin, por sidomos paratë e pista, pasi dyshimet janë se shumë politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë, i kanë dërguar ato jashtë vendit.

Në procesverbalin e datës 13 gusht të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi,  janë dhënë shumë detaje se si do funksionojë SPAK, teksa është thënë nga përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare se do ketë një zyrë të posaçme, ku do ketë vetëm ekspertë të huaj.

Duke qenë se SPAK do funksionojë sipas modelit kroat, prokurorët dhe specialistët do të vijnë nga Zagrebi për të asistuar prokurorët e SPAK, në disa elementë, por dy janë më kryesorët: përgjimet dhe gjurmimi i parave të korrupsionit dhe krimit.

Kjo strukturë e posaçme që do jetë me ekspertë të huaj, do ketë përfaqësues nga vende të ndryshme, si nga SHBA, Kroacia, por dhe nga Rumania.

SHBA do ketë aty një agjent të FBI-së, i cili do merret vetëm me Byronë e Hetimit, ndërsa kroatët do të asistojnë prokurorët e SPAK.

Disa javë më parë në vendin tonë disa prej tyre kanë ardhur dhe kanë dhënë asistencë, ndërsa rreth datës 26 shtator do të nisin dhe trajnimet e para antikorrupsion.

Në bazë dhe të ligjit për SPAK, prokurorët dhe gjykatësit do të trajnohen gjatë gjithë kohës dhe do të ndiqet shembulli kroat përgjithësisht, por dhe ai rumun.

Në bazë të deklaratave që ekspertët e SHBA-BE kanë bërë në komisionet parlamentare dhe të aktiviteteve të EURALIUS, ndihma e kroatëve do jetë e përqendruar fillimisht te përgjimet. Grupe prokurorësh shqiptarë do shkojnë te USKOK (prokuroria e posaçme kroate) për të marrë asistencë, por dhe prokurorë kroatë do të vijnë në vendin tonë.

EURALIUS në faqen e saj në internet ka treguar se si funksionon USKOK dhe se ky model do ndiqet dhe te ne.

Aty theksohet se ka një bashkëpunim shumë të fortë me agjencitë e huaja, si DEA amerikane, Interpolin dhe agjenci sekrete, të cilët asistojnë në zbulimin e parave të fshehura në bankat e huaja. Në këtë mënyrë, numërimi mbrapsht për politikanët tanë ka filluar dhe të gjithë llogaritë e tyre do kalojnë në sitë.

Në Kroaci janë arrestuar mbi 270 zyrtarë, përfshirë ministra dhe deputetë.

Kryprokurori

Zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm do të jetë një odise më vete pasi ai kërkon 94 vota për të marrë detyrën.

Por deri sat ë arihet tek kjo pikë duhet të miratohen 7 ligjet e reformës dhe më pas të zgjidhet Këshilli i Prokurorisë, proces që kërkon kohë.

Kështu që Adriatik Lalla do të jetë në detyrë edhe ndoshta deri vitin tjetër.

Por me hyrjen në fuqi të ligjit për prokurorinë që pritet të miratohet pas dy javësh në Kuvend, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca të ndjekë hetimet e vartësve të tij.

Sipas draftit që ka kaluar në komisionin e reformës, Prokuroria e Përgjithshme nga një institucion vertikal kthehet në një organ horizontal.

Pra, Kryeprokurori nuk do të ketë ndikim mbi dosjet e prokurorëve të tjerë, por do të ketë vetëm kompetenca administrative.

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërimet apo transferimet e prokurorëve.

E vetmja kompetencë që i mbetet Prokurorit të Përgjithshëm është të përfaqësojë akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të menaxhojë punën e administratës.

Kompetencat e Kryeprokurorit

a-Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet ne gjykatën kushtetuese  me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e posaçme;

b-Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët me përjashtim të prokurorëve te prokurorisë së posaçme;

c-Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë , me përjashtim të administratës së prokurorisë së posaçme . Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë se informacionit në prokurori rregullohet me vendim te Këshillit të Ministrave;

ç-propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë , me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme;

d-raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit;

dh- Ushtron kompetencat te tjera të përcaktuara me ligj.

Ndryshe nga tani, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës çdo prokuror do të jete i pavarur në hetimet, pa i dhënë llogari eprorëve.

Puna e tyre do te vlerësohet periodikisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kjo strukturë, KLP do të jetë përgjegjëse edhe për karrierën e prokurorëve, kompetencë e cila deri me tani ishte në duar të Prokurorit të Përgjithshëm./Tesheshi/a.m.

Next Post

17-vjeçarja denoncon ish-partnerin për përdhunim por përfundon vet në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In