• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre akuzë ndaj dy grave për pjesëmarrje në grup terrorist!

by Java News
30/12/2019 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot (30 dhjetor) dy aktakuza kundër të pandehurave Q.S dhe E.B, për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Sipas njoftimi të Prokurorisë e pandehura Q.S, “më 15 prill të vitit 2015 së bashku me bashkëshortin, kanë shkuar në Siri, me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht, ndërsa i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS”.

Më këtë veprim, sipas prokurorisë, e pandehura ka kryer veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Edhe ndaj të akuzuarës tjetër, rëndon e njëjta akuzë.

Sipas prokurorisë “E.B më 26 gusht të vitit 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë, e ka lëshuar Kosovën dhe bashkë me katër fëmijët e saj, nga Kosova ka shkuar në Siri ku edhe është regjistruar si pjesëtare e grupit terrorist ISIS”.

“E pandehura E.B, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave të marra nga ISIS, i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në, kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë, duke përfshirë: katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë që ishin duke qëndruar në kampe refugjatësh në Siri.

Pothuajse të gjitha gratë e kthyera kanë qëndruar në arrest shtëpiak për disa muaj. Ato tashmë po përballen me aktakuza për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Një shkelje e tillë sipas ligjeve të Kosovës është e dënueshme deri në 15 vjet burgim. Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 burra, gra dhe fëmijë udhëtuan drejt këtij vendi, ku shumica prej tyre u bënë pjesë e organizatave terroriste.

Deri në shpartallimin e grupit militant terrorist të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS), shumica prej kosovarëve në Siri, jetuan në territoret që kontrolloheshin nga IS-i. (Express)

Next Post
Pengmarrje në “Don Bosko”/ Policia e Tiranës: S’është e vërtetë, babai dhe fëmijët ishin

Pengmarrje në “Don Bosko”/ Policia e Tiranës: S'është e vërtetë, babai dhe fëmijët ishin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com