• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sekuestrohen 54 hektarë tokë në gjirin e Gjipesë, u përfitua me dokumente false

by Java News
15/06/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Prokuroria e Vlorës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Vlorës, deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar se:

Shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prone prej 54.1 ha. Dokumentet mbi bazën e të cilave është përfituar kjo pronë, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara janë “Procesverbal i mbajtur nga k/pleqësia e fshatit Dhërmi, më datë 17/05/2001”; “Vertetim pa datë, i lëshuar nga kryeplaku i fshatit Dhërmi”, “Vertetim, datë 18/07/2001, i komisionit të verifikimit të pronave pranë Bashkisë Himarë” dhe “Vendim nr. 25, datë 09/08/2001 i Këshillit të Bashkisë Himarë”. Nga hetimi është provuar se këto dokumente nuk janë lëshuar nga Këshilli i Bashkisë Himarë, si dhe nga Komisioni i Verifikimit të Pronave pranë Bashkisë Himarë.

Prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Spile-Gjipe, Dhërmi. Provohet se më datën 27/05/2016, shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë regjistruar sipërfaqen e pronës prej 54.1 ha, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Pas regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje dhe shitje, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 54.1 ha

a.ç

 

Next Post
VIDEO/ Shikoni se çfarë bën pitoni gjigand kur zihet ngushtë!

VIDEO/ Shikoni se çfarë bën pitoni gjigand kur zihet ngushtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com