• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria që po i plas buzën Sali Berishës!

by Mero Baze
10/05/2018 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Adriatik Llalla nuk do të paraqitet në seancën e gjykimit në Kolegjin e Apelimit në datën 16 Maj, kur jepet dhe vendimi përfundimtar për të, lidhur me rezultatet e Vettingut. Ai ka paraqitur një arsye shëndetësore bindëse, pasi po kurohet nga epilepsia dhe po trajtohet në Gjermani. Natyrisht kjo nuk  e pengon Kolegjin të marrë vendimet e veta, por fenomeni na kthen pas në kohë, në kohën që zoti Llalla është zgjedhur kryeprokuror dhe po ashtu vuante nga kjo sëmundje. Në seancën dëgjimore me Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ai ka pasur një krizë të tillë që ju fsheh shtypit dhe opinionit publik, pasi do të duhej të ishte një arsye e fortë për të shmangur zgjedhjen e tij.

Por në fakt u bë fat i tij dhe një arsye më shumë për Sali Berishën, ta zgjidhte atë. Edhe pse sëmundja e tij kronike është problematike në një detyrë gjithë stres dhe ngarkesë të lartë siç është Kryeprokurori, Berisha duke qenë dhe mjek, bëri sikur nuk e pa këtë kartelë. Njësoj bëri dhe me Bujar Nishanin disa muaj më parë.

Instikti i tij i parë si mjek, për të dominuar mbi të sëmurët, duket se ka triumfuar në zgjedhjet e tij në politikë.

Më pas njeriu më i afërt i djalit të tij, u bë dhe partner në bizneset jashtë detyre të Adriatik Llallës, dhe piramida  e prokurorisë u plotësua me njerëz që më parë kishin dhënë prova të forta besnikërie.

Besim Hajdaramataj ishte prokurori i Tropojës që ka mbyllur pa autorë, gjithë dosjet e vrasjeve të Haklajve në Tropojë dhe me dënime maksimale gjithë dosjet në ngarkim të tyre, çka ishte një arsye e fortë që Sali Berisha ta konsideronte si njeri që ka dhënë prova të forta pro tij, duke e transferuar pas ardhjes së Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë.

Është kjo arsye që Hajdarmataj e ka marrë pa short dosjen “Llalla” për të mos e prekur atë me dorë dhe në disa raste ka dëshmi se ka shmangur transkipte të bisedave të Llallës me njerëz nën hetim për raste të rënda me ndjeshmëri politike.

Në sistemin e kapjes së prokurorisë, Berisha ka përdorur mekanizma thuajse kriminalë, zhytje në korrupsion me njerëz të afërt të rrethit të tij familjar që ta kenë nën kontroll, ose prova të dukshme besnikërie për vrasje në emër të tij, siç kanë qenë shumica e vrasjeve në Tropojë.

Duke ndërtuar këtë sistem të kapur përmes inkriminimit në korrupsion, në profesion dhe deri në kartelë shëndetësore, Sali Berisha prodhoi më në fund një prokurori, e cila ka thyer rekorde botërore, duke mos thirrur as për ta marrë në  pyetje një Kryeministër që vret e lavdërohet se vrau, dhe dukë lënë jashtë burgut çdo kënd që ka vrarë për të.

Por e keqja nuk ka përfunduar këtu. Duke qenë garanti i kësaj tip prokurorie, ai e ka dëmtuar atë më tej dhe duke mos e përdorur vetë. Kjo prokurori, që kishte dhënë garanci për Sali Berishën, më tej ka vazhduar dhe është implikuar qoftë dhe për interesa të veta me mafian e drogës, me garantimin e rrugëve të kokainës dhe blerjen e pafajësisë.

Shkërmoqja që po i ndodh këtij sistemi para syve të tij, duket se është një arsye që po e trondit Sali Berishën. Për herë të parë ai po shikon se është i pafuqishëm të mbrojë një piramidë, e cila ka tejkaluar mëkatet që kanë shërbyer si garanci për të, dhe është kthyer në një problem për shoqërinë shqiptare. Dhe duket se i ka plasur buza. Nëse e shikoni pamjen e tij sot në Kuvend, ishte buzëplasur njësoj si disa ditë pas 21 Janarit, kur mendonte se duke mos pasur në dorë prokurorinë mund të arrestohej. Tani i ka plasur buza përsëri duke parë se prokurorinë nuk e ka më në dorë. Por as pushtetin për ta mposhtur atë!

Next Post
RRESHEN/ Policia prangos dy autorët që dhunuan dhe i grabitën 200 mijë lekë mirditorit

RRESHEN/ Policia prangos dy autorët që dhunuan dhe i grabitën 200 mijë lekë mirditorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In