DURRES- Një ditë pasi Gjykata e Katanias liroi nga qelia të ashtuquajturin ‘financier’ të grupit të Habilajve të arrestuar për trafik droge në Itali, Nezar Seiti, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të tij drejt shtetit fqinj.
Në vendimmarrjen e prokurorisë së Durrësit të siguruar nga “News24”thuhet se çështja për ekstradimin është pushuar në fund të qershorit dhe është miratuar nga Gjykata e Durrësit.
Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se parregullsitë e tre institucioneve për ekstradimin, konkretisht Prokuroria, Gjykata dhe Drejtoria e marrëdhënieve Juridiksionale nuk përbëjnë vepër penale, por vetëm masë disiplinore.
a.ç