• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria: Provat që kemi për Saimir Tahirin, Audin A8 dhe Habilajt

by Java News
20/10/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për deputetin Saimir Tahiri të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka deklaruar se këto informacione nuk mund të ndahen me publikun.

“Kërkojmë që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi dokumentacion, do ballafaqohemi patjetër. Nuk kemi ardhur të bëjmë shou mediatik apo politik. Kemi informacione që vijnë nga strukturat ligjzbatuese të vendit ku flitet për aktivitete kriminale, emra personash. Ne nuk kemi pse ndajmë me opinionin publik materiale që ju rezervohen vetëm personave që duhet t’i shikojnë”, tha drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Hajdarmataj.

Ndërkohë, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës anëtarë të këtij Këshilli kërkuan që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura për shkak se është çështje sensitive. Megjithatë, ata theksuan se në rastet kur duhet të publikohen prova sekrete, atëherë mbledhja mund të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas kërkesës së njëjtë të mazhorancës dhe opozitës që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, prokurori Hajdarmataj nisi raportimin e dosjes hetimore.

Besim Hajdarmataj: Kur kishim dijeni që Moisi Habilaj ishte larguar nga territori shqiptar, kemi marrë informacion që ky person ishte arrestuar nga autoritetet e drejtësisë italiane për llogari të hetimit të tyre të nisur në 2013. Në këto rrethana, filluam një procedim tjetër kryesisht për persona që ishin të publikuar në vendimin e drejtësisë italiane, ku janë të përfshirë vëllezërit Habilaj dhe persona të tjerë. Kishte biseda kompromentuese me deputetin Saimir Tahiri. 

Në rastin konkret krijohet dyshimi i arsyeshëm se në këtë aktivitet është i përfshirë edhe deputeti Saimir Tahiri. Kemi verifikuar të dhëna që përforcojnë bindjen tonë që realisht ato biseda përputhen me njëra-tjetrën duke kryer dhe disa verifikime në sistemin TIMS dhe ka rezultuar që Saimir Tahiri në 2013 duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur Artan Habilajt. Më mbrapa na ka rezultuar që ky automjet është ripërdorur gjatë viteve 2013-2014. Ka urdhëtuar kryesisht në Greqi. Na rezulton që ndërkohë që deputeti ndodhej në Greqi, automjeti është dërguar nga njëri prej vëllzërve Habilaj në Greqi dhe më pas deputeti është kthyer në Shqipëri. Asnjëherë nga Policia e Shtetit nuk është referuar në Prokurori material për aktivitetin kriminal të këtyre personave.

Ne kemi ardhur për të kërkuar këtu për të kërkuar heqjen e imunitetit që në cdo moment deputeti mund të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie, siç është Gjykata e Krimeve të Rënda.

Deputeti Ulsi Manja: Nuk e kuptova, i kërkohet këshillit dhënia e autorizimit për heqjen e imunitetit për arrestimin, apo për kontroll banese e kontroll personal? Kërkoj të qartësohem nga organi i akuzës.

Prokuroria: Kemi kërkuar autorizim për heqjen e imunitetit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri dhe për kontroll banese.

Next Post
Mbi horrorin Tiranë – Durrës e kthim

À ta shenoj renien e katert te shtetit ne 30 vjet?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

June 12, 2026
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

June 12, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

June 12, 2026
Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

June 12, 2026
Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

June 12, 2026
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

June 12, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

June 12, 2026
BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

June 12, 2026
Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

Trump lë të hapur rolin e Evropës: Mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen, por jo tani!

June 12, 2026
Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

Botërori 2026 thyen çdo rekord, ceremonia hapëse lë pas edhe finalen e Super Bowl

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In