• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria po shikon gjyqet për pronat në Gjirin e Lalëzit, Rraja tregon pse ishte në Durrës ditën kur u sulmua Ndoja

by Java News
08/11/2019 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para atentatit, në Gjykatën e Apelit Durrës, është zhvilluar një proces që lidhet me tokat në Gjirin e Lalëzit, ku njëri nga palët është lidhje e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi. Seanca është mbajtur në datën 29 tetor dhe palë është prokuroria që ka apeluar vendimin ndaj Daniel Shandros, i shpallur i pafajshëm, dhe avokatit Arian Myderrizit, i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

Procesi në datën 29 është shtyrë thonë burime të sigurta të Top Channel, pasi nuk ishte formuar trupa gjyqesore, ndërkohë që nga veprimet e grupit te hetimit edhe i njëjti proces ka dështuar sërisht edhe këtë të enjte pasi mungonin palët.

Por ky gjyq që po zvarritet prej nje viti, ka në thelb çështjen për të cilën u përpoq edhe gjyqtari i vrarë Skerdilajd Konomi, madje në vendim permendet edhe emri i të ndjerit, përmes dëshmisë së dëshmitares Flutura Kona, që kujton se Skerdilajdi ishte i interesuar për dokumentat pasi i shërbenin për gjykimin e themelit. Por prokurorët nuk japin detaje mbi këto indicie dhe dyshimet e tyre edhe për një proces tjetër civil në gjykatën e Durrësit dhe kush gjendej pas tyre, pasi ende jane duke mbledhur prova.

Ndërkohë i vetmi i arrestuar vazhdon te jetë Redjan Rraja, per te cilin avokati i tij do t’i drejtohet Apelit dhe do kërkojë lirimin e tij, me argumentin e mungesës së provave.

Redjan Rraja kundërshton pretendimet e prokurorisë dhe mohon të ketë lidhje me atentatin. I vetmi pohim i tij është se Rraja ka pranuar që atë ditë kishte qenë në Durrës, pasi sipas tij gjendej për të kolauduar makinën dhe se madje kishte pirë edhe kafe. Nga ana e tyre prokurorët e lidhin Rrajën me atentatin duke ju referuar gjurmëve papilare në automjet si edhe qelizave telefonike.

Nga ana tjetër prokurorët nuk e kanë pyetur ende të plagosurin tjetër Aleksandër Laho, por vazhdojnë të besojnë se në qendër të atentatit ishin edhe prokurori edhe Rrumi, ndërkohë që hetimet janë të fokusuara tek vepra e vrasjes për shkak të cilësive, e mbetur në tentativë ndaj këtyre të dyve, por që pasi shoferi ndërroi jetë do ndryshohet “duke shkaktuar vdekjen e Andi Malokut”./ tch

g.kosovari

Next Post
I shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë, plagoset 30-vjeçari në Maqellarë. Një vit më pare i vranë vëllanë

I shpërtheu tritoli në derën e shtëpisë, plagoset 30-vjeçari në Maqellarë. Një vit më pare i vranë vëllanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In