• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”/ Gazetarja: Kur është vrarë Klodian Rasha…

by B K
12/06/2025 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet.Tetë muaj më pas një video e publikuar në 24 orët e fundit nga gazetari Eraldo Harlicaj ndau në dy pjesë opinionin publik. Në seancën e sotme dëshmuan katër të mitur dhe dy të rritur si dëshmitarë të rastësishëm.

Gazetarja Anila Hoxha tregon në Top Story bisedën e kryer me gazetarin Harlicaj pas publikimit të videos dhe gjithashtu vendimin e Prokurorisë së Tiranës për këtë situatë.

“Precedenti i zbulimit të akteve dhe nisjes së hetimeve, kur një gazetar publikon të dhëna nga një dosje hetimore, është i rrezikshëm për mjedisin mediatik dhe punonjësit e mediave.

Nuk është fiks si rasti ‘Qyno’… Precedenti juridik është thuajse i ngjashëm, sepse dhe në rastin ‘Qyno’ gjykata pretendonte që mos të publikoheshin akte, Qyno i shkoi deri në fund, publikoi të dhëna dhe u kontrollua banesa e tij e pati më pas masa. Prokuroria shqiptare thotë që do hetojë se kush e nxori sekretin dhe nuk do hetojë atë që kishte për detyrë të ruante sekretin. Është shuma paradoksale. Kjo sjell frikësim të gazetarëve dhe është e pazakontë.

Do ndaj një moment, pasi u publikua video, Eraldo më telefonoi dhe ishte shumë i mërzitur. Më kërkoi një mendim dhe fjalia ishte: ‘A kam gabuar që e nxora?’. I thashë: ‘Ky është një vendim i yti personal dhe profesional, dhe vetëm ti e di çfarë po hulumton. Je duke ngritur pikëpyetje për një person tjetër që nuk ishte aty’. Gazetari e di se ku po e shtyn historinë.

Janë disa parime, respektimi i zisë. Duhet të ketë kujdes kur ka fëmijë etj. Kur është vrarë Klodian Rasha, ne publikuam videon, me një kujdes të jashtëzakonshëm u fshi çdo pamje dhe ne ishim të qartë çfarë po bënim. Reagimi ishte akuzues. Njerëz që shokoheshin, por ka shumë rëndësi qëllimi. Nuk besoj që Eraldo e ka publikuar videon për efektin ‘click-by’. Besoj se ka një qëllim në sensin e investigimit që po kryen”, u shpreh gazetarja Hoxha.

 

Next Post
‘Trafikimi’ i votave brenda PD, Kalaja: Kam prova të pakundërshtueshme që vota ime u manipulua

'Trafikimi' i votave brenda PD, Kalaja: Kam prova të pakundërshtueshme që vota ime u manipulua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Të mbrojmë identitetin si komb”- Balla pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Kjo nuk është drejtësi, historia e UÇK-së nuk zhbëhet!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com