• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria mbyll hetimet, ja akuzat që rëndojnë mbi Kastriot Ismailajn

by A R
20/12/2015 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur shtetasin Kastriot Ismailaj, i cili akuzohet për veprat penale të ”Mashtrimit”, të kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, si edhe ”Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer më shumë se njëherë.

Gjatë hetimit, për të cilin gjendet nën masën e sigurisë ”arrest në burg” i pandehuri Kastriot Ismailaj, Prokuroria ka evidentuar dy episode të ndryshme, të lidhura me personin e akuzuar.

Sipas prokurorisë, i pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie.

Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale.

1.DEBT Internacional Advisory” (DIA)

Shoqëria “DIA” është regjistruar në vitin korrik 2010 në British Virgin Island nga një shtetase shqiptare, e cila ka emëruar si përfaqësues ligjor të kësaj kompanie në Shqipëri shtetasin Kastriot Ismailaj, të emërtuar ”DIA­Dega Shqipëri”. Në regjistrin tregtar shqiptar, kjo kompani është regjistruar me aktivitet“Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjitike, infrastrukturën energjitike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit­blerje aksionesh, tregtimi, import­eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”.

Me datën 01.09.2010 subjektet “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. kanë lidhur një marëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marëveshjes ka qënë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme.

Kjo marrëveshje është firmosur nga i pandehuri Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi Josef Hejsek, aktualisht person në hetimin, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. Marёveshja e parё nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqёrisё ”CEZ Shpёrndarja” dhe pёr kёtё arsye, mё datё 01.02.2011, midis kёtyre palёve ёshtё nёnshkruar njё marёveshje e dytё me tё njёjtin objekt dhe pёr një afat dy vjeçar. Kjo marrёveshje ёshtё zgjidhur nё muajin Tetor tё vitit 2011.

Nga tёrёrёsia e tё dhёnave tё administruara gjatё hetimit tё kёtij proçedimi penal arrihet nё konkluzionin se qёllimi i shtetasit Kastriot Ismailaj nuk ka qёnё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpёrndarje”.

Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё kёsaj shoqёrie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me qёllim realizmin e kontratёs, por i ka rinvestuar, i ka transferuar jashtё vendit apo i ka pёrdorur pёr qёllime personale.

Nё kёtё mёnyrё ky shtetas ka kryer veprёn penale tё “ Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” tё parashikuar nga neni 143/2 tё Kodit Penal, si dhe veprёn penale tё “ pastrimit tё produkteve tё veprёs penale” tё parashikuar nga neni 287 tё Kodit penal

  1. Adriatic Development Corporation Ltd (ADC)

I pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar kompaninë ”ADC” në vitin 2005, me objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”. Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se kjo shoqëri ёshtё fiktive sepse nuk ka zhvilluar aktivitet ekonomik, por nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transakione financiare qё shkojnё nё disa milionë euro. Vlera e transaksioneve të kryera

nëpërmjet shoqërisë “ADC” ёshtё nё hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndёrsa transfertat dalëse për transaksionet jashtë vendit janё nё shumёn dalje 4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro. Për të gjithë transaksionet hyrëse dhe dalëse nuk ka asnjë dokument justifikues.

Me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur sekuestrimi i të gjitha parave të ndodhura në llogaritë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd”, si dhe të llogarive të shtetasit Kastriot Ismailaj. Shuma e gjetur dhe e sekuestruar nё llogaritё e kёsaj shoqёrie në total është 4.2 milionë dollarë dhe 455.000 euro si dhe 12.5 milionë lekë, pranë dy bankave të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri. Transfertat hyrёse shoqëria “Adriatic Development Corporation” shpk, i ka përfituar kryesisht nga shoqëria “Hassans Client”, me qendёr në Gjibraltar, dhe një pjesë tjetër nga disa shoqëri me qendёr nё Zvicër.

Më pas, paratё e pёrfituara, janё transferuar nё shoqёri dhe individë tё ndryshëm me vendndodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut etj. Gjatë periudhës 2006­2015, për transfertat hyrëse dhe dalëse, pёrgjithësisht nuk ka dokumente mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara/paguara. Ka rezultuar se shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, ka tërhequr nga llogaria e shoqërisë shumat 930.000 dollarë, 80,500 euro, si edhe ka bërë pagesa për kartën e tij të kreditit në shumat 11,725 USD dhe 15,652 euro.

Për faktet e mësipërme, Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj shtetasit Ismailaj akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ndërkohë që po vijon hetimi për transaksionet, që vlerësohen dukshëm të dyshimta.

BalkanWeb

Next Post

Referendumi i Cameronit është një minë me sahat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

April 23, 2026
Bozdo kërkon interpelancë urgjente me Karakaçin Peleshi: Do shqyrtohet në seancën e radhës

Bozdo kërkon interpelancë urgjente me Karakaçin Peleshi: Do shqyrtohet në seancën e radhës

April 23, 2026
Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

April 23, 2026
Largohen 16 emigrantë nga Gjadri. Dy riatdhesohen dhe 14 dërgohen në Itali për t’u deportuar

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Qendrat e riatdhesimit në Shqipëri janë në përputhje me ligjin e BE-së

April 23, 2026
U vra me armë në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

U vra me armë në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i 21 vjeçarit, familja hap dyert e mortit

April 23, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“Ka porositur vrasje”, Berisha akuza të forta: Pse Rama nuk paraqitet në Kuvend?

April 23, 2026
Tentuan të vrasin Hysen Mërnicën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë e bir

Tentuan të vrasin Hysen Mërnicën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë e bir

April 23, 2026
Eurodeputeti Fredi Beleri kërkon të shkojë në PE, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Beleri: Për 360 euro kam qëndruar në burg 16 muaj, nuk jam nga ata me të cilët më krahason Rama

April 23, 2026
Deklarata shqetësuese për Turqinë, plasin polemikat për von der Leyen

Deklarata shqetësuese për Turqinë, plasin polemikat për von der Leyen

April 23, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Integrimi, Balla: Opozita hedh vetëm baltë, Shqipëria e pandalshme drejt BE-së

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In