Prokuroria duke se ka sekuestruar prova të shumta nga selia e PD, ku për rreth 3 orë, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha ushtruan akte të dhunshme, në protestën e thirrur prej tij.
‘BalkanWeb’ ka siguruar imazhet ku shihet furgoni i bardhë teksa largohet nga selia e PD, ndërsa brenda sipas tij, janë provat e sekuestruar nga grupi hetimor.
Referuar burimeve, Stafa tha se në këtë furgon, ka dru, gurë freksibël, e sende të tjera të cilat do të shërbejnë nga grupi hetimor, për të nxjerrë konkluzionet.
Kujtojmë se menjëherë pasi RENEA mori në kontroll selinë e PD, duke shpërndarë turmën, në godinë mbërritën drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj si edhe prokurori Elio Mazreku.