• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria maqedonase ende asgjë për katrahurën në Kuvend

by Java News
19/06/2017 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në Maqedoni ende nuk ka nisur hetimet për ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e atjeshëm. Dy javë pas marrjes së lëndës, ekipi i formuar nga disa prokurorë pret nga Prokuroria Publike t’i dorëzohen në përgjithësi dëshmitë materiale dhe shkresat.

Të pyetur nga Alsat M, Prokuroria nuk ka dhënë detaje se kur do të ftohen për të dhënë dëshminë e tyre para këtij organi, deputetët që hapën për protestuesit portat e Kuvendit.

Ndonëse një numër i madh i personave të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, qofshin ata sulmues ose viktima janë paraqitur në Prokurori, protagonistët si Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski akoma nuk janë thirrur.

Përveç tyre nuk janë ftuar as edhe deputetet tjerë të koalicionit të cilët më 27 prill asistuan dhe orientuan turmën e dhunshme drejtë sallës së konferencave për shtyp.

Incizimet e dala në publik dëshmuan se portat e Kuvendit janë hapur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse personalisht Mukoski dhe Vasilevski mohonin të kenë kryer një veprim të tillë. Për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend, Prokuroria Publike procedoi nëntë padi penale për pjesëmarrje në turmë.

Të gjithë të dyshuarit u dënuan vetëm me kusht. Vetëm ndaj dy të dyshuarve prokuroria ka iniciuar padi penale nën dyshimet se kanë kryer vepër penale tentim për vrasje ndaj kreut të LR PDSH-së Zijadin Sela.

Dy të dyshuarit, Kire dhe Cane Gjorgjievski gjenden në paraburgim.

Një muaj pas të enjtes së përgjakshme Prokuroria Publike kumtoi se nga hetimet paraprake është konstatuar se në zhvillimet e dhunshme në Kuvend ka elemente të krimit të organizuar dhe për këtë kërkoi ndihmën e Prokurorisë për krim të organizuar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Perez, president i Real Madridit edhe një mandat tjetër

Perez, president i Real Madridit edhe një mandat tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In