• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prokuroria malazeze akuzon rusët dhe serbët për grushtin e shtetit

by Java News
08/11/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria malazeze akuzoi nacionalistët serbë dhe rusë për organizimin e një grupi kriminal me qëllim rrëzimin e qeverisë së Milo Gjukanoviq në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 16 tetor.

Kryeprokurori special për Krimin e Organizuar, Milivoje Katniq, siç transmeton TCh, tha në një konferencë të jashtëzakonshme ditën e diel se provat janë të mjaftueshme dhe se ato sugjerojnë se grupi kriminal është formuar në Rusi, Serbi dhe Malin e Zi.

Sipas tij, qëllimi ishte rrëzimi i Gjukanoviqit, i njohur për kursin e tij properëndimor qeverisës.

“Planifikonin ndërmarrjen e disa sulmeve terroriste për të rrëzuar qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Nuk kemi prova që në këtë grup vetë shteti rus të ketë luajtur ndonjë rol, por dy anëtarë të grupit të arrestuar janë me kombësi ruse”, deklaroi Katniq.

Përmes një videoje prej 3 minutash, prokurorët malazezë bënë publike edhe materialet e sekuestruara. Uniforma, pranga, armë, telefona, mjete të policisë, përfshirë këtu edhe tela me gjemba për të bllokuar rrugët dhe sinjalistika të tjera të përdorura nga forcat e sigurisë si dhe dhjetëra armë e bomba.

Të gjitha këto ishin pjesë e materialeve që janë bllokuar në cilësinë e provës. Ditën e zgjedhjeve më 16 tetor, një grup prej 20 shtetasish serbë, përfshirë këtu edhe ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq, u arrestuan me akuzën e planifikimit të grushtit të shtetit. (b.an)

Next Post
Filmi kosovar “Lost Exile” çmim në New Delhi International Shorts Film Festival

Filmi kosovar “Lost Exile” çmim në New Delhi International Shorts Film Festival

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Grupi parlamentar i PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni në Gjermani

Grupi parlamentar i PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni në Gjermani

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In