• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokuroria kosovare nuk çon në burg asnjë veteran mashtrues të UÇK

by Java News
27/08/2017 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë mashtruesi ende nuk i është marrë statusi i përfituar kundërligjshëm. Po vazhdojnë të qetë të marrin privilegjet me status të falsifikuar. Kryetari i PDK’së sot kërkoi nga shoqatat e veteranëve të pastrojnë listat. Por kush i hartoi këto lista të falsifikuara? Dorë kanë prej komandantëve të Zonave e deri te komandanti i Brigadës, nënshkrimet e të cilëve kanë qenë vendimtare për statusin e veteranit. Kadri Veseli, Kryetar i PDK’së, për herë të parë pasluftës, kishte lëshuar akuzat më të rënda ndaj Prokurorisë dhe Gjyqësisë. Ka thënë në Parlament se lufta ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar do të jetë më e ashpër se aksionet e deritashme të Vetëvendosjes ndaj të njëjtëve zyrtarë. Ndërkohë, të dielën, Kryetari i PDK’së përsëri ka sfiduar Prokurorinë, e cila ende s’e ka nxjerr asnjë rezultat nga hetimet për veteranët mashtrues e falsifikatorë.

Veseli i ka ftuar ata që të dalin guximshëm kundër falsifikatorëve të luftës Çlirimtare në mënyrë që të krijohet një evidencë reale e numrit të veteranëve që vërtetë kishin qenë pjesë e luftës.

Tashmë në këto lista statusin e veteranit kanë marrë mbi 46 mijë individë. Falsifikatorët shkojnë në mënyrë zingjirore sepse secili person që sot e ka këtë statusin e veteranit është dashur të ketë të paktën pesë nënshkrime. Nënshkrim nga komandanti i skuadrës, komandanti i togut, komandanti i kompanisë, komandanti i batalionit dhe komandanti i brigadës, firma të cilat dëshmojnë njohjen e statusit të veteranit.

Këto falsifikime Veseli i ka qujatur turp, madje zbardhjen e vërtetë të këtyre listave e quan betejë për vet shtetin e Kosovës, prandaj “Ne duhet ta fitojmë pa mëdyshje atë betejë”- thotë ai. Express ka provuar të bisedojë edhe me vetaranët lidhur me thirrjen e Veselit për pastrimin e listave mirëpo asnjëri nga ta nuk ka qenë i qasshëm.

Thirrje për hetimin e listave ka bërë edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku. Ai ka ftuar Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin për dyshimet dhe manipulimet e ndryshme.

Por si u bë që listat të fryhen kaq shumë?

Raportohet se shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, Agim Çeku kishte dorëzuar një listë në  KFOR në të cilën figuronin 39 pjesëtarë; Zona Operative e Drenicës – 2.611; ajo e Pashtrikut – 1.715; Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë; ajo e Shalës – 1.253; e Llapit – 4.523; e Nerodimes kishte 1.253; e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40. Pra, në total dalin të jenë 13,458 anëtarë.

 

Bazuar në këto të dhëna dyshohet se më shumë se 33 mijë persona përfituan jashtëligjshëm statusin e veteranit. Status i cili u njeh atyre shumë përfitime, shkruan Gazeta Express.

Next Post
Në këtë ditë, më 27 Gusht, vdiq Ticiani dhe lindi Hegel

Në këtë ditë, më 27 Gusht, vdiq Ticiani dhe lindi Hegel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In