Edhe këtu po na e kalojnë kosovarët. Gjatë paraqitjes se fjalës përfundimtare prokurori ka hequr dorë nga ndjekja e Besnik Mustafës në rastin e të mbeturve në aeroport. Ndjekja penale ka pushuar edhe ndaj Selatin Ujkanit e Shefqet Çerkinit. Mustafa, Ujkani e Çerkini ishin punonjës të bankës BpB të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokurori u tërhoq nga ndjekja penale e tre të akuzuarve, ngase e pranoi se gjatë shqyrtimit të deritashëm gjyqësor nuk janë gjetur prova për fajësimin e tyre. Gjykimi lidhet me 1 mijë e 600 udhëtarët të cilëve në vitin 2009 nuk u erdhi aeroplani për t’i dërguar në Gjermani, ndërsa ata mbetën në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës.
Ky gjykim, përpos rastit të udhëtarëve të mbetur pa fluturim, ka tërhequr vëmendjen e mediave edhe për shkak se njëri nga të akuzuarit është edhe Besnik Mustafa, djali i kryeministrit aktual.