• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë prej 2 milionë dollarësh të Mark Frrokut

by Java News
24/04/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë nga dënimi me 7.5 vite burg për ish-deputetin Mark Frroku, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë prej 2 milionë dollarë në pronësi të tij e familjarëve të tij.

Burime nga krimet e rënda bënë me dije për Report Tv se kjo kërkesë është depozituar në gjykatë dhe pritet vendimi i togave të zeza për kalimin e kësaj pasurie në favor të shtetit.

Kjo kërkesë sqaruan burime, vjen në zbatim të ligjit antimafia pasi dyshohet se burimi i saj është aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Të premten, Gjykata e Tiranës dënoi Frrokun me 7.5 vite burg me akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë të pasurisë e ndërtimit të paligjshëm për qëllim biznesi, raporton shqiptarja.com

Ndërkohë gjatë procesit hetimor pasuria në 2 milionë dollarë sipas prokurorisë e pajustifikuar në shtëpi banimi, biznese, troje, e llogari bankare është vënë në sekuestro preventive.

Kjo pasuri u sekuestrua më 29 qershor 2016 dhë në të bënin pjesë, 7 apartamente në tiranë, lezhë, orikum si dhe dy dyqane, dy bodrume dhe një sipërfaqe toke prej 6000 m2.

Vetë Frroku ka mohuar disa herë akuzat e prokurorisë se pasuria e tij ishte e pajustifikuar duke deklaruar se prej vitit 1994 ai sëbashku me familjarët kishin punuar në biznese private duke investuar dhe fitimet e krijuara.

c.a

Next Post
Presidenti i Filipineve flet si “kanibal”: Më jepni kripë dhe uthull t’i ha të gjallë terroristët

Presidenti i Filipineve flet si “kanibal”: Më jepni kripë dhe uthull t’i ha të gjallë terroristët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com