• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria kërkon dënimin e babait të Armando Prengës, fitoi pronën me falsifikim

by A R
20/05/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën kundër shtetasin Ndue Prenga, babai i deputetit Armando Prenga, i akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”, nëpërmjet të cilave ka ndërtuar dhe ka kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dy-katësh në qytetin e Laçit.

Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin, në bazë të kallëzimit të personave që pretendojnë se janë trashëgimtarë të ligjshëm të truallit, në të cilin është ndërtuar biznesi privat i familjes Prenga.

Nga hetimi ka rezultuar se Ndue Prenga, në vitin 2014, i është drejtuar gjykatës me një padi civile, në bazë të të cilës kërkon njohjen e pronësisë së truallit ku është ndërtuar lokali, me pretendimin se kjo hapësirë është pronë shtet dhe e posedon atë që prej vitit 1992. Për të provuar pretendimet e tij, i pandehuri Ndue Prenga ka dorëzuar në gjykatë gjatë procesit civil edhe lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit, të cilat sipas tij i ka marrë nga autoritetet lokale në vitin 1996.

Në procesin gjyqësor civil të hapur nga Ndue Prenga, janë deklaruar si palë edhe anëtarët e familjes Nokaj, e cila pretendon se është trashëgimtare e ligjshme e truallit ku është ndërtuar lokali. Përfaqësuesit e familjes Nokaj, pasi janë njohur në procesin civil me aktet e paraqitura nga i pandehuri Prenga për lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit, kanë paraqitur menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit, duke deklaruar se janë dokumenta të fallsifikuar.

Prokuroria e Kurbinit ka zhvilluar hetimin, në bazë të të cilave ka rezultuar e provuar me aktin e ekspertimit se, dokumentat e paraqitura në procesin civil nga ana e shtetasit Ndue Prenga, janë tërësisht të fallsifikuara.

Me aktin e ekspertimit teknik-grafik, datë 01.04.2016, është arritur ne konkluzionin se:

1-Nënshkrimi tek rubrika “Kryetari i këshillit të Bashkisë” ne dokumentin per dhenie sheshi ndertimi nr.9 date 24.05.1996, z.Ndue Prenga, është tërësisht i fallsifikua.

2. Nënshkrimi te rubrika “Kryetari i KRRT Kurbin“, në dokumentin ‘Leje ndërtimi nr.6 datë 06.06.1996, nuk është nënshkruar nga kryetari i asaj kohe, shtetasi B. R. Shenja e vulës në këtë dokument është tërësisht e fallsifikuar.

3. Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Kurbin, B. R., në dokumentin planvendosje “bar-bufe” për Ndue Prenga, nuk është shkruar nga shtetasi B.R. Nënshkrimi në këtë rubrikë është tërësisht i falsifikuar. Shenjat e vulave në këtë rubrikë, për dokumentin plan-vendosje janë tërësisht të falsifikuara.

4. Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Territorit Kurbin Kryetar” në dokumentin “studim urbanistik pjesor “bar-kafe” për Ndue Prenga, është tërësisht i falsifikuar.

Falsifikimi i dokumentave të mësipërme, është realizuar nëpërmjet fotokopjimit të tyre me anën e fotokopjes me ngjyra.

Në këto kushte, Prokuroria e Kurbinit e akuzon të pandehurin Ndue Prenga për konsumimin e veprës penale „Fallsifikimi i dokumentave“./a.m.

Next Post

Mesazhi i Roshit për Blushin/ Hafizi: Mazhoranca nxit të tjera kërcënime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

February 22, 2026
Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

February 22, 2026
“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

February 22, 2026
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

February 22, 2026
20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In