• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për deputetin Prenga

by
07/09/2015 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria kërkon “arrest me burg” për deputetin Prenga

“Arrest me burg” për deputetin socialist Armando Prenga. Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë ndaj deputetit dhe pesë të arrestuarit e tjerë për ngjarjen në Laç.

Punonjësi i Prokurorisë së Përgjithshme dorëzoi në kryesekretarin e Gjykatës së Lartë gjashtë kërkesat për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve. Dy prokurorët e çështjes, Altin Binaj dhe Arben Kraja kanë renditur provat dhe akuzat për secilin nga të arrestuarit.

Në kërkesat dorëzuar në gjykata prokurorët thonë se, deputeti Armando Prenga ka konsumuar tre vepra penale, atë të “plagosjes së rëndë me dashje”, “kanosjes” dhe akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj dy shoqëruesve të deputetit Prenga, shtetasit Gazmir Jushi dhe Anton Leka.

Caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, prokuroria e kërkon edhe për Gjokë Calin, Nikoll Calin dhe Gjergj Calin, të arrestuar për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “plagosjes së rëndë me dashje”.

Gjykata e Lartë ka caktuar pesë gjyqtarët që do të shqyrtojnë kërkesat e prokurorisë. Ata janë gjyqtarët: Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Artan Broci, Tom Ndreca dhe Mirela Fana. Senca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetin Prenga dhe pesë të dyshuarve të tjerë do të nisë ditën e martë (8 shtator) në orën 12:00.

Next Post

U përfshi në një skandal seksual, arrestohet zyrtari kosovar në Japoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com