Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm. Pretenca e prokurorëve është dhënë pak minuta më parë, raporton Top Channel.
Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. /l.m