• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria i vë ‘kapak’ 21 Janarit, pushon hetimet për Burgajn dhe Agron Kuliçajn

by Java News
23/01/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hysni Burgaj, Agron Kuliçaj dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Saimir Muça nuk kanë asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve të cilët më 21 Janar 2011 vranë 4 protestuesit e pafajshëm.

Me këtë vendim prokuroria i ka vënë kapak hetimeve për vrasjen e 4 fishtë të ndodhur 5 vite më parë.

Pushimi i hetimeve për 3 ish-zyrtarët e policisë së shtetit konfirmohet për Report TV nga prokuroria e kryeqytetit.

Një burim i rezervuar i tha televizionin se në përfundim të analizimit të gjithë dokumentave dhe provave të sjella nga policia e shtetit ka rezultuar se nuk ka element të veprës penale që bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e policisë Hysni Burgaj apo vartësin e tij Agron Kuliçaj.

Më 21 Janar prokurorja Ina Rama urdhëroi arresitmin e gardistëve si të dushuar për ekzekutimin e protestuesve, por arrestimi i tyre nuk u krye pasi policia e drejtuar në 2011 nga Hysni Burgaj ktheu pas urdhër arrestet me pretendimin e gabimeve ortografike.

Në fakt pushimi i këtyre hetimeve u paralajmërua dhe një ditë më parë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i cili nga Shkodra deklaroi se 21 Janari i përket tashmë gjykatës, duke ju referuar rekursit që ndodhet në gjykatën e lartë për gardistët Ndrea Prendi, Agim Llupo e Margarit Kume.

Pak ditë më parë një reagim për hetimet ndaj Burgajt, Kulicajt e Mucaj pati dhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ku i pyetur për këtë dosje ai u shpreh se i takon prokurorisë.

Më 21 Janar 2011 teksa protesta e opozitës në atë kohë po shpërndahej efektivët e gardës qëlluan me plumba drejt turmës, ndërsa 5 vite më pas ish lideri i opozitës sot kryeministër Edi Rama do të deklaronte se ai nuk e tradhëton 21 Janarin dhe pse drejtësia vonon por nuk harron.

Next Post

Audi i verdhë i 'skifterëve' shqiptarë që po terrorizon Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com