Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau Dejës dorëzimin e shenjave të gishtave, pas akuzave të Partisë Demokratike.
Kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohet që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë. Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.
Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.
Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.
Nderkohe, ne fotot e siguruara nga “Panorama”, sot, Babani ka qene ne kafe me perfaqesuesin ligjor te PS-se, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Eridjan Salianji.