Prokuroria e Greqisë ka marrë në dorë dosjen për hetimin mbi vrasjen e Konstandinos Kacifas. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ku thuhet se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek.2539779
Kështu, mediat greke shkruaj se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit. Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij. /ma.me