• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prokuroria fiton betejën me Apelin, rikthehet në burg shefi i Hipotekës

by Java News
30/11/2015 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën kundër shtetasit Artan Tushe, ish-Shef i zonës nr.1 të Hipotekës Tiranë, i akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.

Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas u merrte para qytetarëve të ndryshëm për veprime administrative që i kishte për detyrë t’i kryente. Pas veprimeve të para proceduriale, ndaj tij u vendos nga gjykata e rrethit Tiranë masa e sigurisë“arrest në burg”. Kjo masë u zbut në Gjykatën e Apelit Tiranë, në “arrest në shtëpi”.

Por, pas rekursit, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme arriti të bindi Gjykatën e Lartë për të rikthyer sërish masën e sigurisë “arrest në burg”. Njëkohësisht me rikthimin e masë së sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Lartë, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimin dhe dërgoi kërkesën në gjyq. Hetimi ndaj të pandehurit Artan Tushe filloi në bazë të dy kallëzimeve, të mbërritura nga Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar, si edhe nga Policia e Tiranës, në bazë të pamjeve televizive. Për rastin e parë, në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se shtetasi Artan Tushe, në cilësinë e shefit të zonës nr. 1 të Hipotekës Tiranë, ka ndërhyrë tek vartësit e tij për të regjistruar pronën në emër të një shtetasi rreth dy muaj para se aplikuesi të dorëzonte kërkesën në ZVRPP (Hipotekë).

Nëpërmjet ndërhyrjes së tij, ai ndihmoi qytetarin,kundrejt shumave financiare, që të regjistronte pronën truall në qytetin e Tiranës, në emër të tij, pavarësisht se nuk kishte bërë aplikim. Për rastin e dytë, në bazë të pamjeve filmike të administruara prej emisionit televiziv, shtetasi Artan Tushe rezulton se i ka marrë, në dy episode të ndryshme, dy shtetasve, shumat e 500 euro dhe 50 mijë lekë (të reja).

Nga hetimet për këto dy raste të filmuara, Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet, duke pyeturedhe personat që kanë dhënë paratë. Sipas deklarimeve të këtyre shtetasve,  ata kishin  aplikuar në ZVRPP për të kryer veprime administrative me pronat e tyre, veprime të cilat po vonoheshin me qëllim që të paguanin para pranë zyrtarëve të Hipotekës për të marrë shërbimin.

Duke qenë se gjendeshin në këto kushte, këta qytetarë i janë drejtuar emisionit investigativ. Në njërin prej këtyre rasteve, qytetari kërkon ndihmën e shefit Artan Tushe, për ta ndihmuar të kryente veprimin administrativ brenda afatit kohor ligjor dhe “me më pak para, meqenëse kam dëgjuar se punonjës të tjerë kërkojnë 1500 euro”, shumë të cilën ai nuk e dispononte.

Nga hetimi rezultoi se i pandehuri Artan Tushe, “e ndihmon”, duke i marrë “vetëm 500 euro” dhe ia kryen veprimin administrativ në kohë optimale për qytetarin. Edhe në rastin e dytë, me qytetarin që i dha 50 mijë lekë, prezantohet e njëjta situatë, ku shefi i zonës nr.1 të Hipotekës Tiranë “e ndihmon” me më pak para se sa mund t’i kërkonin persona të tjerë.

Next Post

Torturat çnjerëzore të grave në kampet komuniste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In