• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokuroria fillon hetim ndaj tre personave për Fondin e 3 përqindëshit

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria fillon hetim ndaj tre personave për Fondin e 3 përqindëshit

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër tre personave për veprën penale të krimit të organizuar që lidhet me transaksionet e dyshimta nga Fondi i Republikës së Kosovës. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i ka konfirmuar hetimet. Transaksionet e mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës i njohur si 3%-shi, janë bërë objekt hetimesh të Prokurorisë Speciale të republikës së Kosovës, ka mësuar gazeta online Insajderi. Prokurori special, Faik Halili ka nisur hetimet për krim të organizuar me këto transaksione. Baza e hetimeve është bërë një raport i Qendrës së Inteligjencës Financiare (FIC) që është hartuar gjatë hetimeve kundër Ilir Tolajt, Bujar Bukoshit dhe të tjerëve, në vitin 2012. Raporti hetimor që i ishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është publikuar të premten nga Insajderi. Dokumenti flet për tërheqje të mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës gjatë viteve 2006-2011. Këto para janë tërhequr nga bankat në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, ku janë të deponuara fondet e 3 përqindëshit.

Të dhënat e këtyre fondeve, tregojnë se Fondi i Republikës së Kosovës-i regjistruar si OJQ- ka llogari në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë. 16 transaksionet bëhet fjalë për shtatë, deri në 50 mijë euro. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka konfirmuar për Insajderin nisjen e hetimeve. “Mund t’ju konfirmoj se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me këtë rast ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre personave”, ka thënë Lumezi. Kryeprokurori i Shtetit nuk ka folur për detajet e hetimit me arsyetimin se është në fazën fillestare, por ka garantuar se deri në fund të këtij viti do të dalin rezultate konkrete të hetimit. Burime nga Prokuroria Speciale kanë thënë se më herët kishte nisur një hetim për këtë fond bazuar në deklaratat e Musa Dakës, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Amerikë. Por, ky hetim ishte mbyllur për shkak të parashkrimit të veprave. “Të gjitha keqpërdorimet para vitit 2004 janë të parashkruara”, ka thënë ky burim. Bujar Bukoshi ditë më parë e ka pranuar se janë kryer këto transaksione, por nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh. Ka thënë se të gjitha janë bërë me miratimin e Bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), pjesë e të cilit ka qenë kryeministri aktual Isa Mustafa.

Bukoshi ka refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet e këtij fondi me arsyetimin se kjo çështje tashmë është e mbyllur për të. Ka thënë se paratë janë tërhequr nga Naser Osmani, deputet i LDK-së dhe Atdhe Gashi, ish këshilltar i tij. Osmani e Gashi kanë mohuar se kanë pasur qasje në llogaritë bankare jashtë vendit. Kryeministri Isa Mustafa, ish-ministër në Qeverinë e Bukoshit në Ekzil, vazhdon të hesht për këtë çështje. Raporti i hetimeve financiare të FIC-it mban datën 27 mars 2012. Dyshimet kanë të bëjnë me pastrim parash. Dokumenti është i klasifikuar si “konfidencialitet i rreptë”. Analiza është kryer bazuar ne një kërkesë të Zyrës së Prokurorisë Speciale të 15 dhjetorit 2011 dhe 4 janar 2012. Kërkesat lidheshin me dyshimet për pastrim parash nga Ilir Tolaj, Bujar Bukoshi dhe të tjerë. Hetimi i FIC-it thotë se Bujar Bukoshi është person i autorizuar për llogarinë e Fondit të Republikës së Kosovës. Fondi është një Organizatë Joqeveritare e regjistruar në Neë-Ulm të Republikës Federale Gjermane. Themelues dhe nënshkrues të statutit ishin: Bujar Bukoshi, Pjeter Coli, Isa Mustafa, Shaban Bobaj, Muhamet Bicaj dhe Begi Mazelxhin. Në dokumentin hetimor thuhet se kryesit e këtyre transaksioneve nëpërmjet përshkrimit të tyre kanë thënë se transferet kanë për qëllim të mbulojnë “shpenzimet mujore” ose “pagesat” për zyrë. Por hetimi thotë se kjo nuk ka qenë e mundur të konfirmohet. “Ky supozim nuk mund të konfirmohet nga përshkrimi i debiteve të llogarisë. Një pjesë e madhe e fondeve rregullisht transferohen te Union Fund for the Reconstruction of Kosovo (UFORK)*, thuhet në dokument. “134,660 euro përmes 26 transfereve mes viteve 2006 dhe 2012. Janë shpenzuar 179,815 euro për ‘shpenzime’ të paspecifikuara, ndonjëherë duke përmendur ‘zyrën e UFORK-ut’”, thuhet në këtë dokument.

Next Post

50% përqind e femrave masturbojnë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Irani në Tiranë për të “shpëtuar Shqipërinë”, Rama nxjerr pamjet: Në bulevard kemi dhe turistë të shitur!

Nga Irani në Tiranë për të “shpëtuar Shqipërinë”, Rama nxjerr pamjet: Në bulevard kemi dhe turistë të shitur!

June 25, 2026
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Ja si radikalizmi i kërkesave po i shpërdoron energjitë pozitive të protestës

June 25, 2026
FOTOLAJM/ Gazetari i opozitës sulmon nënkryetarin e opozitës pas takimit me Papën

FOTOLAJM/ Gazetari i opozitës sulmon nënkryetarin e opozitës pas takimit me Papën

June 25, 2026
Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

June 25, 2026
100 vjet Prefektura e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

100 vjet Prefektura e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

June 25, 2026
Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

June 25, 2026
Nga 1 nëntori rritet në 50 lekë çmimi i biletës për dy linja urbane të Kamzës

Pagesat me kartë në urban, ekspertët: Menaxhimi publik ul kostot dhe shmang rritjen e biletës

June 25, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

June 25, 2026
“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

“Unë vij nga Myanmar”, 28-vjeçarja rrëfen jetën në Shqipëri: Ishte e vështirë, por njerëzit më ndihmuan

June 25, 2026
BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

BE aktivizon sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar Venezuelën pas tërmeteve

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In