• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prokuroria e Tiranës s’ka patur këllqe të thërrasë Berishën”/ Artan Hoxha: Provën për vrasjet e 21 janarit e kam ende unë…!

by Java News
27/11/2023 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, publikoi mëse një vit më parë një audio të drejtuesve të gardës së Repubikës në 21 janar 2011, koha kur ndodhi vrasja e 4 shtetasve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u plagosën 13 të tjerë. Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se edhe sot e kësaj dite atë audio ku jepen urdhrat për të qëlluar mbi turmën e ka ende ai dhe askush nuk e ka kërkuar.

Siaps tij, kjo çështje është lënë qëllimisht në Prokurorinë e Tiranës për të mos u hetuar, ndërsa vetëm SPAk mund të vendosë drejtësinë, duke thirrur për të dëshmuar ish-drejtuesit më të lartë të shtetit 12 vite më parë, kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

“Çështja e 21 janarit nuk ka nevojë të rihapet, sepse është e hapur dhe nuk ëhtë mbyllur kurrë. Është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ajo ka çuar për ekspertim predhën që u gjet në kokën e të ndjerit Aleks Nika. Ajo është lënë qëllimisht në këtë prokurori, ndërkohë kur në të janë përfshirë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtori i Gardës, shefi i gardës që kanë qëlluar dhe kanë marrë jetë njerëzish.

Çështja është e rihapur, kemi dy të vrarë, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën dhe 13 të plagosur, me të cilëve edhe kolegun Fatos Mahmutaj dhe ajo nuk mund të mbyllet.

Një vit më parë nxorra një audio që mund të shërbejë si indicie. Deri tani na ishte thënë se vrasjet nuk ishin bërë me urdhra. Ne gjetëm materialin që tregon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe urdhri është dhënë nga zinxhiri komandues. Kur ndodhi 21 janari, kryeministria fshiu serverin, pra që të fshinte urdhrin, komunikimin e drejtuesve të Gardës. Ne gjetëm se si ka funksionuar Garda, si janë instruktuar, kush e ka dhënë urdhrin. Në regjistrim del komandanti i Gardës që jep urdhrin dhe hapet zjarri.

Çështjen në Strasburg nuk e çoi kryeministri që del e mburret, por familja e Aleks Nikës. Qeveria ka që në vitin 2013 që betohet dhe stërbetohet.

Provën që nxorrëm atëherë prokuroria ende nuk e ka në dispozicion, e kam unë ende, sepse pas saj një padi u bë nga PS-ja në SPAK, një nga qeveria në SPAK, ndërkohë që çështja është e hapur në prokurorinë e Tiranës.

Familjarët e Aleks Nikës kërkojnë që çështjen ta hetojë SPAK-u, vetëm ai mund ta thërrasë Sali Berishën për të dhënë deklarime, vetëm ai mund ta thërrasë Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm, Bamir Topin si ish-president, Ina Ramën si ish-prokurore e Përgjithshme. Por ata ia lënë prokurorisë së Tiranës. Nëse duam drejtësi për 21 janarin atë çështje duhet ta marrë SPAK-u dhe këtë mund të bëjë vetëm Altin Dumani që e ka mbrojtur në Apel”-tha Hoxha./m.j

Next Post
“Jo bashkim me parti të majta”/ Duka përplaset me Kullurin: Sa jam unë gjallë, ti dhe Basha s’vini në pushtet

"Jo bashkim me parti të majta"/ Duka përplaset me Kullurin: Sa jam unë gjallë, ti dhe Basha s’vini në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In